Ironizon Xhavit Haliti: Mos i ka Kurti 100 koka bërthamore në ndonjë shpellë që po ka guxim t’i bëj karshillëk Amerikës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë në “Pressing”, se nuk e di sesi kryeministri Albin Kurit mund ta ketë këtë qasje ndaj SHBA-ve. Haliti pyeti me ironi mos Kurti ka prodhuar koka bërthamore. “Nëse i ka prodhu 100 koka bërthamore dhe i konkurron Izraelit, nashta do me fillu ndonjë luftë […]
Haliti pyeti me ironi mos Kurti ka prodhuar koka bërthamore.
“Nëse i ka prodhu 100 koka bërthamore dhe i konkurron Izraelit, nashta do me fillu ndonjë luftë speciale po them prej ndonjë shpelle dhe do me rrafshu ndonjë vend Ballkan. Dy kamionë i ka ble edhe ish dalë fotografi”, ka thënë Haliti.
Ai tha se nuk ka politikë të duhur duke i bërë kundërshtim SHBA-ve.
“Nuk bëhët politikë e rezistencë duke iu kundërvënë Amerikës, harrone këtë punë. Le të jetë kush të jetë”, ka thënë ai.












