Instituti Musine Kokalari: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Serbi, në interes të paqes dhe zhvillimit rajonal

Instituti Musine Kokalari: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Serbi, në interes të paqes dhe zhvillimit rajonal

Bashkëpunimi ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë është në interes të paqes dhe zhvillimit rajonal, sipas Institutit për Politika Sociale, “Musine Kokalari”, që sot prezantoi hulumtimin “Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi” të përgatitur në bashkëpunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga Beogradi. “Duhet të eksplorohet bashkëpunimi i mundshëm në sektorin e energjisë. Si Kosova […]

Bashkëpunimi ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë është në interes të paqes dhe zhvillimit rajonal, sipas Institutit për Politika Sociale, “Musine Kokalari”, që sot prezantoi hulumtimin “Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi” të përgatitur në bashkëpunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga Beogradi.

“Duhet të eksplorohet bashkëpunimi i mundshëm në sektorin e energjisë. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta njohin nevojën e thellimit të bashkëpunimit në sektorin e energjisë, nevojën për zhvillim afatgjatë dhe tranzicion energjetik në përputhje me Agjendën e Gjelbër, duke u angazhuar në eksplorimin e mundësive për zgjerimin këtij bashkëpunimi”, tha Ilir Deda, i angazhuar në përgatitjen e këtij raporti.

Mundësimi i tregtisë së lirë, përcaktimi i kornizës rajonale për zbatimin e Nenit 6 të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve; Mundësimi i vendimeve të CEFTA dhe shfuqizimi i taksimit të dyfishtë dhe qasja e barabartë në tregun e punës; janë disa nga rekomandimet e këtij raporti. Ky dokument propozimesh bazohet në gjendjen aktuale të marrëveshjeve rajonale për tregti e bashkëpunim, si dhe në linjë me parimet bazë të Marrëveshjes së Brukselit për marrëdhënien ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, si një nga shtyllat e rëndësishme drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Kosova dhe Serbia duhet të kthehen nga kundërshtarë në partner të bashkëpunimit, duke punuar së bashku dhe duke hartuar një plan të përbashkët zhvillimor për katër komunat veriore të Kosovës, qoftë përmes krijimit të zonës së lirë në Mitrovicën e Veriut, ose përmes programit të investimeve të përbashkëta për të filluar partneritetin e saj në paqe”, tha Aleksandar Pavloviq, bashkëhartues i këtij hulumtimi.

Përshpejtimi i zbatimit të projekteve të transportit, si përshpejtimi i punës drejt lidhjes hekurudhore dhe vendosjen e një fluturimi direkt ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe fillimi i një diskutimi strategjik për komplementaritetin e ekonomive, ishin disa nga rekomandimet.

Pas prezantimit, përfaqësues të Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë së Madhe, organizatave joqeveritare, mediave, e të tjerë diskutuan mbi propozimet e paraqitura dhe mbi mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Raporti është përpiluar në kuadër të projektit “The Implementation of Article VI of Agreement on the Path to Normalization of Relations between Kosovo and Serbia” i mbështetur nga Peaceful Change Initative si pjesë e projektit “Amplifying Local Voices for Equitable Development” me përkrahjen e UK Aid.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?