Inspektorati në aksion kundër transportuesve ilegalë të udhëtarëve

Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me policinë, kanë kryer aksion në kryeqytet kundër transportuesve ilegalë të udhëtarëve. Kështu bëri të ditur inspektorati në një postim në Facebook. Inspektorati bën thirrje që veprimtari të tilla nuk do të tolerohen më, nëse nuk kanë leje nga organi kompetent. “Aksion i përgjithshëm i Inspektoratit të Kryeqytetit bashkë me […]
Kështu bëri të ditur inspektorati në një postim në Facebook.
Inspektorati bën thirrje që veprimtari të tilla nuk do të tolerohen më, nëse nuk kanë leje nga organi kompetent.
“Aksion i përgjithshëm i Inspektoratit të Kryeqytetit bashkë me Policinë në kryeqytet kundër transportuesve ilegal të udhëtarëve”, ka shkruar inspektorati.
“Nuk do të tolerohen më tutje që këtë veprimtari ta ushtrojnë pa leje të organit kompetent të kryeqytetit duke shkaktuar, përveç tjerash, edhe kaos të përgjithshëm në rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë!”.















