Incidenti me gazetaren, pyetjet që ia humbën kontrollin Edi Rames

Incidenti me gazetaren, pyetjet që ia humbën kontrollin Edi Rames

Tensioni verbal që krijohet sa herë Edi Rama përballet me gazetaren Ambrozia Meta u përshkallëzua në një prekje të padëshiruar fizike këtë të martë, gjatë një prononcimi në oborrin e Partisë Socialiste, ku kryeministri, dashur pa dashur, tejkaloi kufijtë e etikës në marrëdhënien me gazetarët. Incidenti u shoqërua me reagime të shumta nga shoqatat e […]

Tensioni verbal që krijohet sa herë Edi Rama përballet me gazetaren Ambrozia Meta u përshkallëzua në një prekje të padëshiruar fizike këtë të martë, gjatë një prononcimi në oborrin e Partisë Socialiste, ku kryeministri, dashur pa dashur, tejkaloi kufijtë e etikës në marrëdhënien me gazetarët. Incidenti u shoqërua me reagime të shumta nga shoqatat e gazetarëve, që e konsideruan veprimin e kryeministrit një përpjekje për intimidim.

Duhet thënë se në momentin e incidentit, gazetarja e Syri Tv e shfaqi menjëherë pakënaqësinë për dorën e zgjatur të kryeministrit drejt fytyrës së saj. Ajo shihet që tërhiqet instiktivisht me fjalët “Jo, ju lutem mos më prekni më!”. Video më poshtë:

Pas ngjarjes, Ambrozia Meta i tha BIRN-it se “fatkeqesisht arrogancën e zakonshme ndaj gazetarëve, kryeminsitri Rama, tani po e demonstron edhe me prekje fizike”. Duke komentuar atë që ndodhi, ajo shtoi se i vinte keq që “shefi i qeverise nuk arrin të kontrolloje dot veten, kur pyetet për çështje të interesit publik”.

Në anën tjetër, Rama refuzoi të kërkojë falje. Ai e quajti prekjen fizike ndaj gazetares një “përshëndetje miqësore” që ka ndodhur para kolegëve të saj dhe në transmetimin direkt të kamerave, rrethana që afërmendsh e përjashtojnë sulmin fizik.

“Jo vetëm që kishte asgjë pranë një agresioni, por të gjitha pyetjeve iu përgjigja me durim (pavarësisht disa ndërprerjeve jotetike ) në një bisedë të zakonshme me shtypin dhe u largova pas një lamtumire miqësore?!” shkruajti Rama në X, duke refuzuar të kërkojë falje për gjestin.

Pavarësisht interpretimit që i bën kryeministri, veprimi i tij ishte dukshëm shprehje e nervozizmit për pyetjet, që nuk i kishte nën kontroll. Madje edhe në ato pak radhë që hodhi në X për t’iu përgjigjur shqetësimit të shoqatave të gazetarëve, është e lehtë të dallohet acarimi i tij me gazetarët.

Rama e konfirmon këtë kur e akuzon gazetaren se ka thënë një “gënjeshtër krejtësisht të neveritshme” dhe kur përmend “ndërprerjet joetike” dhe “jashtë çdo standarti” që i bëhen gjatë kohës që ai flet. Në filmimin më poshtë, ku është prononcimi i plotë i Ramës, në disa raste ai ndalet dhe replikon me gazetaren, të cilës i kujton edukatën dhe përpiqet ta intimidojë duke i thënë se ajo është thjesht përcjellëse e pyetjeve, që sipas tij janë formuluar diku tjetër.

Por për këdo që e ka parë me kujdes prononcimin e plotë të Ramës sot, bie në sy një detaj tjetër shumë i rëndësishëm që e nxorri Ramën nga kontrolli.

është e vërtetë se që në nisje të prononcimit, gazetarja Ambrozia Meta ia “vjedh skenën” kolegëve të saj duke i bërë kryeministrit një seri pyetjesh që e vënë në vështirësi. Si për mungesën e një studimi që do të tregonte se sa përfitojnë shqiptarët nga projekti i Kushner në Sazan; apo për versionin e faljes së truallit dhe taksave njësoj siç ndodhi në Durrës; apo për shqetësimin që Rama po e shfrytëzon projektin e Sazanit për të qenë pranë familjes Trump në funksion të karrierës së tij.

 

Por pasi Ambrozia Meta i mori thuajse 10 minuta pyetje-përgjigje, Rama vendosi t’i japë fund komunikimit me të. Veshi i kap pyetjen e një prej gazetareve në krahun e tij të majtë. Shikoni në videon më poshtë se si i kthen kurrizin Ambrozia Metës në mënyrë demostrative, me shpresën se do t’i japë fund pyetjeve që sugjerojnë për një pazar të fshehtë në Sazan në kurriz të shqiptarëve.

Por për habinë e tij, gazetarja Raziela Myslimaj vazhdon të njëjtën linjë mendimi. “Kur ka lindur ideja e këtij projekti Z.Kryeministër, gjatë vizitës së Ivanka  Trump vitin e kaluar?” i thotë ajo. “Urdhëroni?!” habitet kryeministri.

Pyetja e saj sugjeron që projekti është një marrëveshje e negociuar në fshehtësi, gjatë vizitave private të Kushner në Tiranë, në shpërfillje të  procedurave shtetërore. Rama e shmang dhe pret pyetjen e radhës.

Kulmin e tensionit ia jep gazetari Andon Kello, i cili i përmend faktet që zbuloi shkrimi i Neë York Times. “është përfolur për përfshirjen e Shefqet Kastratit në këtë projekt. A keni biseduar me Richard Grenell për Sazanin?” e pyet Kello. Video më poshtë:

Kryeministri bën një hap pas. Ishte kthyer në këtë anë të gazetarëve për të shmangur Ambrozian, por gjeti ngacmime edhe më të hidhura. Bën një hap dhe tenton të relativizojë faktet. Kello i kujton “E thotë Neë York Times…”.

Rama lëshon disa klishe, të tipit se do të bëjë detyrën si “përfaqësues i denjë i popullit shqiptar që nuk negocion interesa personale, njësoj siç ka bërë në portin e Durrësit”. Këtu Ambrozia Meta i rikujton edhe një herë se në Durrës nuk ka ndonjë “investim”, por se thjesht po shiten apartamente në gropë.

Është ky momenti kur Rama zgjat dorën drejt fytyrës së gazetares. Më shumë se një “lamtumirë miqësore” siç e quan ai, veprimi ishte një përpjekje instiktive për t’i mbyllur gojën. Jo vetëm sepse me përgjigjet e tij, Rama nuk bind askënd se po përfaqëson interesat e taksapaguesve në projektin e Sazanit.

Përkundrazi, pyetjet janë ezauruese dhe nuk janë vetëm të Ambrozias, gazetaren me të cilën Rama është përplasur rregullisht. Njësoj si ajo edhe të tjerët kanë të njëjtat dyshime; se Sazani do të falet për llogaritë e Edi Ramës dhe të përfitimeve në karrierën e tij politike./Lapsi.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?