Iku nga Kuvendi kur opozita ia përmendi mbi 1800 tenderët e negociuar, Liburn Aliu merret me komunat e opozitës

Iku nga Kuvendi kur opozita ia përmendi mbi 1800 tenderët e negociuar, Liburn Aliu merret me komunat e opozitës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është kundërpërgjigjur opozitës lidhur me propozim-rezolutën për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Sipas të dhënave të prezantuara nga deputetët e opozitës, janë negociuar mbi 1800 kontrata në vlerë 240 milionë euro. Aliu ka thënë se nga buxheti prej 584 milionë euro […]

Aliu ka thënë se nga buxheti prej 584 milionë euro i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitet 2021, 2022 dhe 2023, kontrata njëburimore janë 0.04 përqind.

Ai ka publikuar disa të dhëna lidhur me kontratat njëburimore të tri komunave që udhëhiqen nga opozita.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga LDK’ja ka kontrata njëburimore 10.54 përqind për vitin 2023, Komuna e Ferizajt që udhëhiqet nga PDK’ja ka kontrata njëburimore 6.03 përqind dhe ajo e Gjakovës që udhëhiqet nga AAK’ja 8.63 përqind.

“Kontratat njëburimore janë të opozitës, siç dëshmojnë edhe shifrat”, ka shkruar Aliu.

Gjatë seancës, Aliu tha se nuk e kupton pse është ftuar sot për raportim në seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohet propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Ai tha se po ta kishin dijeni më herët se do të flitej edhe për kontrata të tjera, do të ftoheshin edhe ministrat e tjerë, meqë tha se ai nuk mund të përgjigjet për kontrata tjera, përveç atyre të lidhura nga Ministria që e udhëheq, raporton Express.

“Për kontrata njëburimore më keni thirr mua, s’po e kuptoj pse. Po të ish ditë me kohë që do të më thirrni dhe të flisni edhe për kontrata tjera, do e kishim thirr qeverinë komplet dhe këtu do të kishte qenë edhe Ministrja e Ekonomisë, edhe Ministria e Drejtësisë, edhe Ministrja e Arsmit dhe Ministri i Kulturës, të gjithë do të përgjigjeshin. Ju po folni këtu për ta, e po duhet unë me u përgjigj për ta e unë s’kam haber për atë punë. Unë mundem me u përgjigj për pjesën tem, e kur po vjen puna me më përmend mu, ju s’me përmendi se skeni për cka”, ka thënë Aliu.

“Unë s’mund të përgjigjem për ta. Unë i kam 0.8 përqind”, ka deklaruar tutje ai.

Ndryshe, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti 2, janë nënshkruar mbi 1800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro.

Për këto të dhëna ajo i është referuar Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik. Sipas Bajramit, këto kontrata janë burim i korrupsionit.

“Sipas KRPP, gjatë këtij mandati qeverisës janë nënshkruar mbi 1800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro. Buxheti i shtetit dëmtohet me kontrata njëburimore sepse nuk merret vlerë për para, projekti kushton më shumë dhe kualiteti ka mundësi të mos jetë më i miri. Për më tepër, kjo është ndërhyrje e shtetit në ekonominë e tregut dhe ndikon në dëmtimin e konkurrencës së drejtë e mbi të gjitha këto kontrata janë burim i korrupsionit”, ka deklaruar Bajrami në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet Propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Express

Bekë Berisha: VV-në me nxanë t’u vjedh, po iu mbetke hatri

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?