Hovenier për masakrën e Krushës së Madhe: NATO veproi për krimin e tmerrshëm që ndodhi këtu

Hovenier për masakrën e Krushës së Madhe: NATO veproi për krimin e tmerrshëm që ndodhi këtu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në tubimin përkujtimor të 25 vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe dhe në përurimin e muzeut të kësaj masakre, ka përkujtuar të gjithë ata që vdiqën këtë ditë në këtë masakër. “Shumë prej më të dashurve tuaj janë akoma të pagjetur…NATO veproi […]

“Shumë prej më të dashurve tuaj janë akoma të pagjetur…NATO veproi për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu. Në të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme e ShBA-ve, Madeline Albright, tha se se e kemi të pamundur të negociojmë përderisa Millosheviqi shton numrin e forcave, i sulmon civilët dhe i djeg fshatrat në Kosovë”, ka thënë Hovenier.

“Aksionet e NATO-s kanë për qëllim të shtojnë paqen dhe sigurinë në Evropë, t’i japin fund mizorive dhe krizave humanitare”, ka thënë ambasadori amerikan.

Hovenier ka treguar se si aleancë janë bërë bashkë për të vepruar vetëm pasi ishin shterruar tentativat për të ndalur gjakderdhjen. Ai është shprehur se dëshiron të shpreh ngushëllime të të gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme.

“Dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar për ta jetësuar muzeun dhe memorialin që po e jetësojmë sot. Sepse ky muze është përkujtim i rëndësishëm për viktimat e masakrës. Kam marr vesh që shumë prej jush keni avokuar që të keni këtë muze gjatë 25 vjetëve të shkuara. Është e duhur që ky muze të jetë tamam një dëshmi fizike e ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur këtu dhe do të bëj të mundshme që të mos i harrojmë kurrë ato mizori”, ka shtuar Hovenier.

Bashkuara të Amerikës jemi krenare që kemi mbështetur deri diku përpjekjet tuaja për këtë ndërmarrje, përmes trajnimit të 30 kosovarëve për shkathtësi të intervistimit, etikë të historisë gojore…”, është shprehur ambasadori i ShBA-ve në Kosovë.

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk ishin kursyer as gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë më 25 mars të vitit 1999, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël në afërsi të Rahovecit, forcat serbe kryen një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

NATO blindon me 100 mijë trupa kahun lindor, frikë për sulm nga Rusia

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?