Hezbollahu sulmon me raketa veriun e Izraelit

Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izraelit mëngjesin e 27 marsit, tha ushtria izraelite. Grupi militant, Hezbollah, mori përsipër lëshimin e raketave dhe tha se ky veprim ishte në përgjigje të një sulmi ajror izraelit gjatë natës ndaj një qendër mjekësore, të lidhur me këtë grup, në jug të Libanit, kur […]

Grupi militant libanez, Hezbollah, nisi sulmet raketore drejt Izraelit një ditë pasi nisi lufta midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë më 7 tetor.

Që atëherë, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore, kryesisht në zonën përgjatë kufirit Liban-Izrael, përderisa ndërmjetësit ndërkombëtarë po tentojnë të parandalojnë një luftë në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sulmet me raketa të Hezbollahut u kryen në qytetin verior izraelit të Kirjat Shmona dhe ndaj një baze ushtarake që ndodhen në këtë qytet.

Ekipet e shpëtimit në Izrael thanë se një 25-vjeçar u vra nga sulmet e Hezbollahut, ndërkaq një person është plagosur.

Që kur ka shpërthyer dhuna mes Hezbollahut dhe Izraelit, nga luftimet janë vrarë nëntë civilë dhe 11 ushtarë në Izrael. Ndërkaq, pothuajse 240 luftëtarë të Hezbollahut dhe afër 40 civilë janë vrarë në Liban. rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?