Haxhiu për Vjosa Osmanin: Nuk e komentoj Presidenten time – ata që nuk e dinë si ka ardhur çlirimi – janë të papërgjegjshëm në atë që thonë

Haxhiu për Vjosa Osmanin: Nuk e komentoj Presidenten time – ata që nuk e dinë si ka ardhur çlirimi – janë të papërgjegjshëm në atë që thonë

Gazetari dhe opinionisti, Baton Haxhiu, thotë se nuk ka fjalë për deklaratën e Presidentes Osmani ndaj ambasadorit Hill. Haxhiu thotë se kjo gjeneratë politike nuk kanë asnjë thinjë të bardhë në flokët e tyre dhe nuk e kanë përjetuar clirimin e Kosovës, andaj janë të papërgjegjshëm në atë që thonë. “Nuk e komentoj Presidenten time. […]

Haxhiu thotë se kjo gjeneratë politike nuk kanë asnjë thinjë të bardhë në flokët e tyre dhe nuk e kanë përjetuar clirimin e Kosovës, andaj janë të papërgjegjshëm në atë që thonë.

“Nuk e komentoj Presidenten time. Fjalia e vetme që mund të them është që më vjen keq që e dëgjoj një gjë të tillë prej saj.
Dy udhëheqës të shteteve përnjëmend kanë deklaruar se edhe z. Blinken është naiv, e kjo tjetra thotë që deklaratat e Hillit janë të papranueshme.
E para e punës njerëzit që e kanë bombardu Millosheviqin, nuk kam fjalë…
Në këtë moment, është një gjeneratë politike që nuk kanë asnjë thinjë të bardhë në flokët e tyre. Dhe ata që nuk kanë një thinjë floku të bardhë në kokë nuk kanë memorie. Ata nuk e dinë se cka janë vështirësitë, as luftën se kanë përjetu. Dhe për faktin se nuk e kanë përjetu luftën dhe se nuk e dinë si ka ardhur clirimi – janë të papërgjegjshëm në atë që thonë”, tha Baton Haxhiu në Pressing, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar mbrëmë për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO’s se Kosova, deklarata e tij ka nxitur shumë reagime, ku sot ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani tha sot se: “Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s nuk i ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, e cila është e njëjtë siç ka qenë edhe para disa dekadave”. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?