Haradinaj: Unë mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO

Haradinaj: Unë mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO. Ai ka deklaruar se duhet ta thjeshtësojmë punën, “pasi që interesi ynë është të hyjmë në NATO”. “Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.

Ai ka deklaruar se duhet ta thjeshtësojmë punën, “pasi që interesi ynë është të hyjmë në NATO”.

“Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partner i Kosovës nuk ka mosbesim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mosbesim ndaj meje. Kemi ruajtur besimin’’, tha Haradinaj, për RTV21.

Ai tha se “listën e detyrave që ta jep Amerika bashkë me aleatët e tjerë të sigurisë nuk ka alternativë”.

“Nuk guxon as me u vonu as me diskutu. Ne po dëshirojmë me hy NATO. Na e jepni listën e detyrave dhe do t’i kryejë Kosova’’, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së tha se ka bërë përpjekje që raporti me aleatët për sigurinë të ruhet, sepse anëtarësimi në NATO është më i rëndësishëm se çdo temë tjetër.

“Anëtarësimi në NATO i siguron edhe serbët e Kosovës’’, tha Haradinaj, duke shtuar se kjo është më e rëndësishme se a diskutimi për dinarin.

“Mbizotëron çështja e hyrjes në NATO në krahasim me çështjen e dinarit’’, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje ka shtuar se ‘’Albin Kurti nuk lufton ai rrinë në zyre, nëse nesër vendi shkon në luftë këtij nuk I dhimbsen ata që luftojnë’’.

Më tej ai tha se SHBA-të kanë besim në të sa i përket partneritet të besueshëm.

“Një partner i besueshëm, po e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me një njeri si rasti im, qëndrueshmëria, angazhimi”, tha Haradinaj.

Duke folur për marrëdhëniet SHBA-Kosovë, Haradinaj tha se SHBA-të nuk munden me e shkëput komunikimin me  Kosovën, por nuk ka marrëdhënie mes Kosovës dhe SHBA-së.

Haradinaj tha se ai konsideron se ‘’dy mënyra që kam bërë punë të mirë duke sqaruar se s’jemi në rrugë me këtë njeri, duke sqaruar se e shohim që agjenda e tij i ndihmon Rusisë dhe armiqve të Kosovës dhe duke ruajtur një komunikim me aleatë tanë që ta kuptojnë se ndërkombëtarët, sepse nuk është Kosova krejt Albin Kurti’’.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.

“Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk ndihmojnë për qëllimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës. E ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit me vonu përmbylljen e çështjeve të sigurisë në Ballkan. Kurti është në shërbim të Putinit”, tha Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?