Haradinaj mbledh strukturat e partisë në Klinë: Koalicioni të cilit i prinë Aleanca është kthyer në shpresë për qytetarët

Haradinaj mbledh strukturat e partisë në Klinë: Koalicioni të cilit i prinë Aleanca është kthyer në shpresë për qytetarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni të cilit i prinë, është kthyer në forcë serioze politike. Haradinaj ka thënë se besimi për Aleancën po rritet e zgjerohet si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës por edhe tek aleatët. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po rritet e forcohet çdo […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni të cilit i prinë, është kthyer në forcë serioze politike.

Haradinaj ka thënë se besimi për Aleancën po rritet e zgjerohet si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës por edhe tek aleatët.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po rritet e forcohet çdo ditë. Koalicioni të cilit i prinë Aleanca është kthyer në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka qëndruar sot në Klinë në vazhdën e mobilizimit të degëve.

“Në vazhdën e diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të Bashkimit, i cili tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, Kryesia e Aleancës ka takuar strukturat e saj në Klinë, në një iftar të përbashkët”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj ka lavdëruar qeverisjen komunale në Klinë të udhëhequr nga kryetari Zenun Elezaj.

“Vizitat nëpër komuna si kjo tek kolegët tanë në Klinë, janë rast i mirë për t’i shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe punën e mirë të kryetarit Zenun Elezaj dhe autoriteve tjera komunale në udhëheqjen e qeverisjes lokale në Klinë”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë për Aleancën si koncept politik.

“Kosova kurrë nuk ka pasur nevojë më shumë për Aleancën si koncept politik, për të ofruar ndryshimin e nevojshëm. Ta anëtarësojmë Kosovën në NATO për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe mirëqenies”, ka përfunduar Haradinaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?