Haliti jep lajmin e mirë: Kosova pritet të pranohet partner i asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO’s

Deputeti nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti, njëherësh nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët e Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi. Haliti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Kosova pritet të pranohet si partnere e asociuar në Asamblenë e Përgjithshme të NATO’s. ”Kosova pritet […]
Deputeti nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti, njëherësh nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët e Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.
Haliti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Kosova pritet të pranohet si partnere e asociuar në Asamblenë e Përgjithshme të NATO’s.
”Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si rezultat i angazhimit shumëvjeçar të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës…”, ka shkruar ai./ Periskopi
Postimi i plotë:
Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si rezultat i angazhimit shumëvjeçar të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës.
Votimi formal do të bëhet në mbledhjen e sesionit të ardhshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Aktualisht, Kosova ka statusin e vendit vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.












