Hagë – Ish-diplomati amerikan: Remi, Haradinaj dhe Rama ishin kundër riorganizmit, kishin ndjesinë e pavarësisë

Hagë – Ish-diplomati amerikan: Remi, Haradinaj dhe Rama ishin kundër riorganizmit, kishin ndjesinë e pavarësisë

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes tha se komandantet Rrustem Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Rrahman Rama ishin kundër riorganizmit të zonave të UÇK-së. Ai tha se ata kishin fuqinë të rezistonin për shkak të burimeve të veta të financimit dhe atyre për të siguruar armatime. “Ne e dinim që kishte rezistencë ndaj riorganizimit të zonave të UÇK-së […]

Ai tha se ata kishin fuqinë të rezistonin për shkak të burimeve të veta të financimit dhe atyre për të siguruar armatime.

“Ne e dinim që kishte rezistencë ndaj riorganizimit të zonave të UÇK-së nga 7 në 3. Megjithatë, disa prej komandatave të zonave në veçanti Remi që ishte komandant i Zonës Operative të Llapit dhe z. Ramush Haradinaj nga Zona e Dukagjini, pra komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, ata të dy shprehimisht na kishin thënë që ishin kundër këtij riorganizim dhe ishin kundër që të ishin të varur apo nën varësinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që u organizua diku nga fundi i verës. Ata kishin këtë qëndrim dhe ishin kundër se kishin fuqinë që të rezistonin. Ata kishin burimet e veta, kishin financimet e veta dhe kishin mjetet e veta për të siguruar armatime”, tha Byrns.

Byrnes tha se Remi iu kishte thënë se ai po blinte armë nga një kolonel i Ushtrisë Jugosllave e që të cilin po e paguanin me marka gjermane.

“Po iu them një anekdotë; Remi që ishte komandant i Llapit na ka thënë që ai po blinte armë nga një kolonel i Ushtrisë Jugosllave në Shtabin e Korpusit të Prishtinës në Nish në Serbi dhe koloneli i dërgonte një kamion plotë me armë deri në Podujevë dhe marrëveshja ishte që ai t’i dërgonte në mënyrë të vazhdueshme periodike këto armë në mënyrë të tillë që armët të iu jepshin UÇK-së dhe ai do të merrte pagesën në marka gjermane. Ideja ishte që ai do të sjelltë armë në këmbim të parave”, tha ai.

Ai tha se të njëjtën gjë po e bënte edhe Rrahman Rama dhe Ramush Haradinaj.

“Ne, me sa dinimi Rrahman Rama në Zonën e Shalës po e bënte të njëjtën gjë, edhe Ramushi vetë të njëjtën gjë me ka thënë pak a shumë, edhe ai po bënte të njëjtën gjë. Kështu që nga pikëpamja analitike, nga analiza UÇK-ja nuk është se kishte influencë mbi këta persona dhe këta persona kishin ndjesitë e veta të pavarësisë, ishin të pavarur për shkak të burimeve dhe tamam sa i takon aspekteve ushtarake mund të bënin çfarë do lloj gjeje që ata mendonin që iu shërbente më mirë atyre”, tha ai.

Byrnes thotë se kishte vështirësi në konsolidim të zonave në UÇK për shkak të udhëheqësve të pavarur ushtarak

Dëshmitari Shaun Byrnes pohon se gjatë luftës Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte bërë përpjekje që të bëheshin reduktime të zonave operative.

Mirëpo, në atë se çfarë kishte shkruar në dorëshkrime të cilët u lexuan nga avokati Luka Mishetiq, dëshmitari pohon se kishte vështirësi të bëhej një gjë e tillë për shkak të udhëheqësve të pavarur ushtarak të zonave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Po është e saktë kjo. Është histori kjo çka do iu them; Pas 30 tetorit- pas marrëveshjes në mes Millosheviqit dhe Houlbrokut u arrit njëfarë paqeje e një lloj, por herë pas here kjo paqja ndërpritej se kishte shpërthime të papritshme të luftimeve ndërmjet dy kaheve. Të dyja kahet u munduan që të konsolidonin pozicionet e tyre. Pra, e përdoren këtë periudhë në mënyrë që të konsolidoheshin gjë për të cilën ne ishim të informuar, ishim të vetëdijshëm për këtë gjë dhe KVM-ja që kishte burimet e veta, që ishin rritur burimet e veta- KVM-ja atë kohë ishte që vëzhgonte të dyja palët dhe serbet dhe UÇK-në. Disa prej burimeve të larta të UÇK-së na e kanë thënë shumë qartazi që UÇK-ja atë kohë po riorganizohej duke i paraprirë faktin që në pranverë serbët do t’i sulmonin ata që për atë arsyeje ata po rekrutonin, po i armatosnin, po trajnoheshin në mënyrë që të përgatiteshin për sulmet e mundshme të pranverës”, tha dëshmitari Byrnes.

Dëshmitari foli edhe për UÇK-në dhe si perceptohej ajo nga ata.

“Mënyra se si e kemi kuptuar ne ka qenë që në thelb gjërat nuk kanë ndryshuar në kohë që UÇK-ja ka pasur dy krerë. Ajo UÇK-ja origjinale fillestare ka bërë një bërje bashkë e atyre që do t’i shpjegoja si një forcë mbrojtje territoriale dhe ne në fakt në raportimet tona për Uashingtonin i kemi quajtur, pra, persona që kishin të bënin me grupe civilësh që i kemi quajtur si ata civilet amerikan që luftonin kundër trupave ushtarake britanike në revolucionin tonë në vitin 1700 dhe në të njëjtin terminologji kemi përdor edhe për këta sepse mbronin shtëpitë e tyre dhe familjet e tyre”, tha ai.

Ai tha se kishin ndjesinë që UÇK-ja ishte formuar nga një kryengritje që udhëhiqej nga lider individual e që më pas u kthyen në komandant të zonave.

“Ndjesia që ne kemi patur është që këto grupe janë përpjekur pra që në fillim të viteve 90-të kanë krijuar një luftë kundër aparatit shtypës të forcave të Sllobodan Milloshaviqit në Kosovë. Disa nga ato tmerret që ua janë bërë shqiptarëve kanë filluar si për shembull; djegia e fshatrave ose marrja e sendeve personale, pronave këto lloj gjerash. Me kohë u pa që ishte një kryengritje e plotë që po fillonte në atë kohë e cila po udhëhiqej nga lider individual që pastaj u kthye në komandant individual të zonave”, tha dëshmitari Byrnes.

Aktori Petrovci ofendon rëndë ish-krerët e UÇK-së: Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda (VIDEO)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?