Glauk Konjufca rehaton balldëzken e tij në Ministrinë e Ekonomisë

Glauk Konjufca rehaton balldëzken e tij në Ministrinë e Ekonomisë

Balldëska e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është rehatuar me një pozitë në Ministrinë e Ekonomisë. Edona Bajçinca, motra e gruas së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca është emëruar Këshilltare Politike e Ministres Rizvanolli, shkruan Insajderi.     Edona Bajçinca është emëruar në pozitën e këshilltares Politike të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. […]

 

 

Edona Bajçinca është emëruar në pozitën e këshilltares Politike të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

 

 

Emërimi i Edonës në këtë pozitë është publikuar edhe në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

Kush është Edona Bajçinca?

Edona Bajçinca është motra e gruas së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

 

 

Ajo në rrjetet e saj sociale jo rrallë herë ndan fotografi të ndryshme familjare bashkë me motrën e saj, Emira Bajçinca-Konjufca, e cila njëkohësisht edhe gruaja e Glauk Konjufcës.

Në fotot më poshtë shihet Edona Bajçinca, bashkë me kryetarin Konjufca dhe gruan e tij.

 

 

Edona Bajçinca kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2005.

Kjo dëshmohet edhe me anë të një fotografie të publikuar para 3 viteve nga Edona, ku shihet përkrahë me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.

 

 

 

Të dy të veshur në maica me logo të Lëvizjen Vetëvendosje.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Ekonomisë, se a ka pasur ndonjë ndikim afërsia familjare e Edona Bajçincës me kryetarin Konjufca, që ajo të emërohet në këtë pozitë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

Insajderi poashtu ka provuar të kontaktojë edhe me Edona Bajçincën, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

 

Kajtazi tallet keq pas intervistimit të Berishajt: Po m’doket po e shoh Martinin t’u mundu me puthë prokurorin

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?