Gjoshi i PDK-së për Enver Petrovcin: Nuk është i vetmi, si ai mendon edhe kryeministri Kurti

Gjoshi i PDK-së për Enver Petrovcin: Nuk është i vetmi, si ai mendon edhe kryeministri Kurti

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj gjuhës përçmuese të aktorit Enver Petrovci për ish-udhëheqësit e ish-komandantët e UÇK-së, teksa thurte lavdata për Kryeministrin aktual Albin Kurtin, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka kujtuar rolin e aktorit Petrovcit si polic serb. Gjoshi ndër të tjera shprehet […]

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj gjuhës përçmuese të aktorit Enver Petrovci për ish-udhëheqësit e ish-komandantët e UÇK-së, teksa thurte lavdata për Kryeministrin aktual Albin Kurtin, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka kujtuar rolin e aktorit Petrovcit si polic serb.

Gjoshi ndër të tjera shprehet se si aktori Enver Petrovci mendon edhe kryeministri Kurti.

““Roli” i ri i akorit të preferuar të teatrove serbe për rolet antishqiptare, është tronditës me gjuhën e tij përçmuese. Ky rol fyen thellë mijëra familje që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e mëdha të luftës nga humbja e njerëzve më të dashur të tyre në luftën për lirinë e Kosovës dhe mijëra njerëz që luftuan me atë që kishin për lirinë e vendit kundër një force të madhe ushtarake”, ka shkruar Gjoshi ndër të tjera.

 

Postimi i plotë:

ENVER PETROVCI ME SHFAQJEN MË TË SHËMTUAR TË JETËS SË TIJ

Kur më ka rënë ta shoh Enver Petrovcin duke luajtur në film rolin e ndonjë polici serb që turrej mbi shqiptarët me dhunë e me të shara me një serbishte të vrazhdtë, më ka bërë gjithmonë përshtypje se si po ia arrin ta transmetojë gjithë atë urrejtjen e madhe që ka ndodhur edhe në ngjarjet reale.

Përgjigja paska qenë e thjeshtë: Ai gjithmonë e paska urryer atë fshatarin e varfër që vendosi të ngrihej në luftë për liri, andaj në film shante e bërtiste në serbisht me aq origjinalitet.

E pas të gjitha atyre paraqitjeve ndër vite, Enver Petrovci e paska dhënë shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij, duke dalë kundër lirisë së popullit dhe vendit të tij.

“Roli” i ri i akorit të preferuar të teatrove serbe për rolet antishqiptare, është tronditës me gjuhën e tij përçmuese. Ky rol fyen thellë mijëra familje që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e mëdha të luftës nga humbja e njerëzve më të dashur të tyre në luftën për lirinë e Kosovës dhe mijëra njerëz që luftuan me atë që kishin për lirinë e vendit kundër një force të madhe ushtarake.

Petrovci nuk është i vetëm. Si ai mendon edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka dalë hapur kundër bombardimit të Serbisë nga NATO. Kurti është përfaqësuesi ideal i të gjithë atyre enverpetrovcëve që nuk e duan lirinë e popullit dhe vendit të tij.

Nëse Kurti do ta donte lirinë e vendit dhe popullit të tij, ai nuk do të vazhdonte të zbatonte me përpikëri politikën e Dobrica Qosiçit që projektonte se Serbia mund ta rikthejë Kosovën atëherë kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?