Gërvalla thotë se raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country)

Gërvalla thotë se raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country)

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport […]

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, tha se opinioni, ndër hapa të tjerë të rëndësishëm për trajtimin e Kosovës si shtet të barabartë me të gjitha shtetet e tjera, kërkon largimin e fusnotës, e cila që nga viti 2008 është përdorur gjithmonë kur është përmendur Kosova në Këshillin e Evropës.

“Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova, bazuar në nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country).” – ka shkruar Gërvalla.

Postimi i plotë i Gërvallës

Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Ky është me pak fjalë rezultati i votimit që u mbajt sot në Paris, në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ku para pak minutash u miratua me shumicë mbresëlënëse votash opinioni, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Të gjitha propozimet e sotme për vendosjen e parakushteve të ndryshme janë refuzuar.

Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova, bazuar në nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country).

Tani është e hapur rruga për votimin në Asamblenë Parlamentare , i cili mbahet në mesin e muajit prill.

Suksesi i sotëm, si të gjitha sukseset e mëdha të Kosovës, është rezultat jo vetëm i punës së palodhur të institucioneve të Republikës sonë dhe mbështjetjes kolosale të miqve të shumtë të Kosovës.

Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës! Sa më shpejt, aq më mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

P.S. Opinioni, ndër hapa të tjerë të rëndësishëm për trajtimin e Kosovës si shtet të barabartë me të gjitha shtetet e tjera, kërkon largimin e fusnotës, e cila që nga viti 2008 është përdorur gjithmonë kur është përmendur Kosova në Këshillin e Evropës.

 

Asambleja Parlamentare e KiE-së zbulon datën tjetër të rëndësishme për Kosovën pas miratimit të propozimit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?