Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në një restorant në Prishtinë. Krasniqi ka publikuar një video në platformën Facebook, teksa e pyet Mujën për premtimin që sipas tij ka dhënë Kurti për formimin e Asociacionit. Sipas një dokumenti që ka […]

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në një restorant në Prishtinë.

Krasniqi ka publikuar një video në platformën Facebook, teksa e pyet Mujën për premtimin që sipas tij ka dhënë Kurti për formimin e Asociacionit.

Sipas një dokumenti që ka publikuar Nacionale, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, përfshirë Asociacionin.

Ndërsa Krasniqi ka pyetur Mujën pikërisht për këtë dokument që ka nënshkrimin e Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës.

“Përshëndetje zotri deputet. A po na tregoni qysh premtuat “Zajednicën”, për Këshillin e Evropës…Qysh e kishit komentu atë letër. Po e bëni dmth, dhe s’keni asnjë koment, nuk po ju vjen marre”.

Pastaj iu drejtua Mujës duke i thënë se “ti gjithë ke mendu që “Zajednica”, është gjë e mirë. Më kujtohet dikur, kur e quanit Vetëvendosjen terroriste, kur e kundërshtonte “Zajednicën”.

Më pas, deputeti Muja i kërkoi Krasniqit që të largohet nga tavolina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?