FAZ: Rikthimi i Trumpit mund t’i hapë rrugë idesë së Thaçit, Ramës e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

FAZ: Rikthimi i Trumpit mund t’i hapë rrugë idesë së Thaçit, Ramës e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

Realizimi i projektit potencial të investimit të dhëndrit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Jared Kushnerit në Shqipëri dhe Serbi, mund të ketë pasoja të mëdha, ka raportuar mediumi gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Siç raportohet, ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen […]

Siç raportohet, ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Në atë kohë (v.j. sa ishte emisar i posaçëm), Grenell krijoji kontakte të mira me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai nuk e fshehu faktin që dëshiron t’i kthejë këto marrëdhënie në ‘para’ që nga largimi nga politika: ‘Askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje që dëshiron të fitojë para’, ka thënë Grenelli në një intervistë në Shqipëri për planet e tij në rajon”, thuhet në këtë artikull.

Më tej thuhet se për Ramën dhe Vuçiqin, një mbështetje e tillë mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trumpi rikthehet në pushtet, veçanërisht me Grenellin si pjesë të administratës së tij.

Tutje është përmendur një “marrëveshje e planifikuar” midis Ramës, Vuçiqit dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës.

“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiqi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim tokash’, veriu i Kosovës do t’i kishte rënë Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.

Artikulli shton se marrëdhëniet e mira tani me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiqit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

Planet e investimit të Kushnerin në Shqipëri përfshijnë investime në resorte lukzose në bregdetin e Mesdheut, ndërsa në Beograd përfshin ndërtimin e një hoteli dhe një ndërtese me 1500 njësi banimi./koha.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?