Edita Tahiri i reagon ambasadorit Hill: Asociacioni bëhet vetëm me njohje de jure nga Serbia

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill rreth formimit të Asociacionit, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se ambasadori Hill duhet ta pohoj se Serbia do ta njoh Kosovën dhe sipas saj “Asociacioni shkon vetëm me njohje de juro nga […]
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se ambasadori Hill duhet ta pohoj se Serbia do ta njoh Kosovën dhe sipas saj “Asociacioni shkon vetëm me njohje de juro nga Serbia”.
Postimi i plotë:
Ambasadori Hill po e shoh se po pohon se Kosova do ta bej asociacionin, por ai duhet te pohoj se Serbia do ta njoh shtetin e Kosoves, sepse eshte atje ambasador. Asociacioni shkon vetem me njohje de jure nga Serbia! Dhe fakti se Serbia do ta njoh Kosoven si kusht per te hyre ne BE, fakt i konfirmuar nga shteti gjerman ne kohen kur isha une Kryenegociatore. Mirepo deri te hyrja e Serbise ne BE shkojne disa vjet, 7 ose 8 vjet. prandaj kete kushtezim ‘Asociacion per njohje’ duhet ta zgjidh BE-ja vet..












