Dy vite burgim në gjysmë liri për dy të akuzuarat për korrupsion dhe mashtrim me subvencione

Dy vite burgim në gjysmë liri për dy të akuzuarat për korrupsion dhe mashtrim me subvencione

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar me nga një vit burgim në gjysmë liri të akuzuarat Zoja Krasniqin dhe Albulena Ramën-Gashi, ndërsa e ka liruar nga akuza Valon Bllacakun, të cilët akuzoheshin për korrupsion dhe mashtrim me subvencione. Aktgjykimi në fjalë u shpall të premten nga kryetarja e trupit gjykues Fatime Dërmaku, raporton “Betimi […]

Aktgjykimi në fjalë u shpall të premten nga kryetarja e trupit gjykues Fatime Dërmaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, përveç dënimit me burg e akuzuara Krasniqi obligohet të kompensojë Komunën e Prishtinës në shumën prej 24 mijë e 900 euro, ndërsa e akuzuara Rama-Gashi në shumën 13 mijë e 250 euro.

Po ashtu ndaj atyre, gjykata u shqiptoi edhe dënimi plotësues, duke ua ndaluar ushtrimi i funksioneve publike dhe shtetërore për tri vitet e ardhshme.

Në këtë rast, të akuzuar kanë qenë edhe Armend Gashi, Arjeta Koraqi dhe Dafina Qela, por prokuroria në seancën e mbajtur më 12 mars 2024, ka hequr dorë nga ndjekja penale, me arsyetimin se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penal që iu vihej në barrë.

Ndryshe, në seancën e 31 majit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte aprovuar propozimin e mbrojtësit të të akuzuarës Zoja Krasniqi, avokatit Jeton Maqedonci, që të pushohet procedura penale për veprën penale “Konflikt interesi”, pasi që kishte arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Ndryshe, me aktakuzën e ngritur më 30 janar 2018 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Zoja Krasniqi akuzohej se në cilësinë e personit zyrtar në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, shqyrtoi dosjet e aplikuesve për subvencione, ku kishin marrë pjesë familjarët e saj dhe në projektet që ata ishin angazhuar, kishte pasur interesa të drejtpërdrejta. Për këtë, akuzohej për “Konflikt interesi”.

Aktakuza thotë se Krasniqi kishte përpiluar dosje fiktive dhe kishte ndihmuar familjarët e saj Armend Gashin, Albulena Ramën dhe Valon Bllacakun, duke iu mundësuar që të përfitonin 24 mijë e 900 euro në emër të projekteve nga subvencionet. Thuhet se si anëtare e komisionit për vlerësimin e tenderit tradicional në shah dhe gjatë shpalljes së tenderëve, kishte përfituar materialisht vëllai i saj Armend Gashi, shumën prej 4 mijë euro. Kurse, Albulena Rama-Gashi, Dafina Qela, Arjeta Koraqi, Armend Gashi dhe Valon Bllacaku, akuzohen se kishin përfituar projekte nga subvencionet, duke shfrytëzuar pozitën e familjares së tyre, tani të akuzuarës Zoja Krasniqi.

Rasti “Gjermania”, policia në 14 lokacione konfiskon armë të kalibrave të ndryshëm

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?