Drejtori i SHKK’së: Gjatë 2023-ës parandaluam 60 raste të kontrabandës nëpër burgje, ka pasur edhe zyrtarë të përfshirë

Drejtori i SHKK’së: Gjatë 2023-ës parandaluam 60 raste të kontrabandës nëpër burgje, ka pasur edhe zyrtarë të përfshirë

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë për EO, se gjatë 2023-ës ka pasur dyfishim të rasteve të parandalimit të kontrabandës. Drejtori i Shërbimi Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, thotë për Ekonomia Online se sasia më e madhe e kontrabandës me lëndë narkotike ka qenë gjysmë kilogrami, ndërsa 60 raste me kontrabandë janë parandaluar gjatë […]

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë për EO, se gjatë 2023-ës ka pasur dyfishim të rasteve të parandalimit të kontrabandës.

Drejtori i Shërbimi Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, thotë për Ekonomia Online se sasia më e madhe e kontrabandës me lëndë narkotike ka qenë gjysmë kilogrami, ndërsa 60 raste me kontrabandë janë parandaluar gjatë vitit të kaluar.

Ai thotë se kontrabanda ndihmohet nga furnizuesit e familjarët e të burgosurve.

“Afër 60 raste vetëm në vitin 2023 kemi arritur të parandalojmë raste të futjes së kontrabandës edhe përmes familjarëve por edhe përmes vetë të dënuarve. Fatkeqësisht kemi pas raste kur edhe përmes kompanive të ndryshme të cilat furnizojnë institucionet tona është tentuar të futet kontrabanda por edhe në këtë aspekt kemi avancuar edhe me pajisje teknologjike por edhe në këtë drejtim neve na ka ndihmuar shumë edhe fuqizimi i njësisë së inteligjencës e cila funksionon në kuadër të shërbimit korrektues përmes të cilës kemi arritur përmes informacioneve që kemi pranuar nga kjo njësi të parandalojmë numrin e madh të këtyre rasteve, natyrisht janë në burgje dhe forma dhe metoda për futjen e kontrabandës janë të shumta dhe nuk mund të eliminohen në asnjë rrethanë. Ka raste ndër vite kur deri në gjysmë kilogrami”, thotë ai.

E personat që janë të thirrur për ta parandaluar kontrabandën, shpesh herë përfshihen në veprimtari kriminale. Drejtori i ShKK-së thotë se ka raste kur zyrtarët e Shërbimit Korrektues janë kapur duke tentuar të fusin kontrabandë.

“Fatkeqësisht kemi pas raste por që numri më i vogël është kur zyrtarët tanë kanë tentuar të fusin kontrabandë por që fatkeqësisht ata janë përfunduar përveç që kanë humbur vendin e punës ka raste edhe kur janë arrestuar dhe dënuar dhe ka raste kur vazhdojnë me e mbajt dënimin”, thotë Dibrani.

Ndonëse nuk kanë statistika të sakta për numrin e të burgosurve në burgje e qendra korrektuese, Dibrani thotë se numri i tyre nuk kalon mbi 1800 të burgosur.

“Nuk kemi statistikë të qartë për moshën por kryesisht janë të gjitha, fatmirësisht Kosova është vend ku më së miri qëndron sa i përket statistikave për të mitur dhe për gra, d.m.th është numër i vogël. Të dënuar nuk e kalon numrin 20 as për të mitur dhe as për gra. Gjendja momentale kur po flasim sot i kemi 1600 persona që mbahen në Institucione Korrektuese. 1100 janë të dënuar dhe 500 të paraburgosur. Këto shifra variojnë por nuk e kalon numrin 1700 apo 1800”, thotë Dibrani.

E kryerësit e veprave, thotë Dibrani nuk janë recidivist, përjashto disa për vjedhje. Për raste tjera më të rënda, thotë ai se nuk ka të atillë.

“Fatmirësisht edhe në këtë aspekt qëndrojmë mirë është numër i vogël nuk ka shifra të sakta se sa është numri i recidivisteve sepse duhet me u bë hulumtim ndër vite, por edhe në këtë aspekt qëndrojmë mirë përjashto rastet e vjedhjeve, nuk kemi vepra tjera që janë recidivistë. D.m.th numri më i madh i rasteve të recidivisteve është vjedhje”, u shpreh ai. /EO/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?