Drejtori i policisë ‘arsyeton’ dorëheqjet në këtë institucion: Është trend në gjithë botën

Drejtori i policisë ‘arsyeton’ dorëheqjet në këtë institucion: Është trend në gjithë botën

77 zyrtarë policor janë dorëhequr gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë se 77 zyrtarë policorë janë dorëhequr gjatë vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online. Ky trend sipas Hoxhës ndodh në gjithë botën. “Gjatë vitit […]

Ky trend sipas Hoxhës ndodh në gjithë botën.

“Gjatë vitit të kaluar 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje, është trend në gjithë botën po edhe tek ne po vazhdon”, tha Hoxha.

Në fushën e rendit dhe sigurisë publike, Hoxha tha se Policia e Kosovës ka zhvilluar bashkëpunim me qytetarë, media, forume, përkundër sfidave të paraqitura.

“48mijë raste të raportuara, 3.55% rritje krahasuar me vitin paraprak. Dy muajt e këtij viti ka pasur rritje të raportimit në përgjithësi. Disa prej veprave më të rënda, vrasje nga 21 në 29, lëndim i rëndë 295, vjedhje e rëndë -1.96%, grabitje në tentativë ulje të rasteve, rritje të rasteve ndëretnike, zbulim i veprave 79% me rritje 3%, 55 raste vjedhje, asistime te gjykatave, KEDS-it, municion i konfiskuar, trafik rrugor fatalitet 96, 14mijë me dëme në aksident”, tha Hoxha.

Hoxha bëri të ditur se ka rënie të aksidenteve me fatalitet. Në vitin 2023, 106 të vdekur në krahasim me vitet tjera paraprake kur numri ishte më i madh. 1094 kallëzime penale, kontroll kufiri, 27 milionë persona e kanë frekuentuar kufirin.

“Prioritete, bashkëpunimi ndërkombëtar, fuqizimi i kapaciteteve, siguria kibernetike, sfida menaxhimi i situatës në veriun e vendit, pajisjet e punës bashkëkohore, mosanëtarësimi i PK-së në Interpol”, tha tutje ai.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha përmendi se ka një aksident në një kishë që sipas tij s , mbahet mend që ka qenë e serbëve, përgjigjja thotë se i ka ardhur, se policia ka qenë e informuar por s, ka pasur problem për pjesëmarrje, dhe rastet në Pejë, që sipas tij ka kaluar në qytet fantazmë e fajde.

“Ka vite që i foli por urgjentisht me u marr me këtë lloj fenomeni, duhet me luftu, dojmë mi lan fjaltë ju falënderoj policët për çka bëni çdo ditë, a mundeni vëlla me i luftu fajdet, s,jam lodh unë prej tyre por qytetarët”?, është shprehur deputeti Beka.

Tutje, Beka përmendi edhe suspendimin për sharje të një polici që iu kishte hequr fotografia e Adem Jasharit.

“Unë mendoj që me u suspendu është dashtë ai që e ka larguar fotografinë e Adem Jasharin e jo ai që ka sharë”, tha Berisha. EO

Hoxha e vlerëson të qetë situatën e sigurisë, përmend Banjskën dhe kidnapimin e policëve

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?