Digjet prona në veri: Qeveria e lidh me banditët e Radoiçiqit, policia dyshon në rrymë

Digjet prona në veri: Qeveria e lidh me banditët e Radoiçiqit, policia dyshon në rrymë

Janë djegur veranda dhe vreshta e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviq, ka njoftuar zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, që ka lidhur rastin me “banditë të Milan Radoiçiqit e Aleksandar Vuçiqit”. Ndërkaq, Policia e Kosovës ka thënë se dyshimet fillestare janë për djegie nga telashet me rrymën. “Banditët […]

Janë djegur veranda dhe vreshta e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviq, ka njoftuar zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, që ka lidhur rastin me “banditë të Milan Radoiçiqit e Aleksandar Vuçiqit”. Ndërkaq, Policia e Kosovës ka thënë se dyshimet fillestare janë për djegie nga telashet me rrymën.

“Banditët e Radoičićit & Vučićit ia dogjën verandën dhe vreshtën drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, z. Nenad Radosavljević. Seria e krimeve të tyre ndaj zyrtarëve institucionalë në komunat veriore s’do ta thyejë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë e të barabartë me tjerët në Kosovë”, ka shkruar Vokrri të shtunën në mbrëmje në Facebook.

Ai ka postuar video e fotografi që tregojnë pronat e djegura.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se dyshimet janë se objektet janë djegur si pasojë e telasheve me rrymë.

S’është hera e parë që në veri janë djegur prona të zyrtarëve serbë që punojnë në institucionet komunale. Në mars nënkryetares së Komunës së Zveçanit iu dogjën lokalet në qendër të kësaj komune.

Radoiçiqi ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, u vranë tre sulmues. Shumica e sulmuesve ikën. Pamjet kanë treguar qartë udhëheqjen e grupit nga Radoiçiqi. Ai ka pranuar përgjegjësinë, ndërsa në Serbi është liruar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?