Dëshmitari thotë se kishte mosmarrëveshje në mes grupit të Demaçit dhe Thaçit

Dëshmitari thotë se kishte mosmarrëveshje në mes grupit të Demaçit dhe Thaçit

Dëshmitari Shuan Byrnes tha se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, i cili nuk pranonte të nënshkruhej marrëveshja e Rambujesë, kishte mosmarrëveshje në mes grupit të tij dhe atij të Hashim Thaçit. Byrnes tha se grupi i Thaçit ishin të mendimit se çështja me Serbinë do mund të zgjidhej me negociata, ndërsa ai i Demaçit ishte […]

Dëshmitari Shuan Byrnes tha se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, i cili nuk pranonte të nënshkruhej marrëveshja e Rambujesë, kishte mosmarrëveshje në mes grupit të tij dhe atij të Hashim Thaçit.

Byrnes tha se grupi i Thaçit ishin të mendimit se çështja me Serbinë do mund të zgjidhej me negociata, ndërsa ai i Demaçit ishte i mendimit se Kosova duhej të çlirohej nga Serbia me luftë.

“Mosmarrëveshja më e thellë ndërmjet Thaçit e të moderuarve dhe Demaçit e grupit të tij që ai e kishte mbështetës në udhëheqjen e UÇK-së, pra problemi më i madh ishte se Demaçi besonte që liria e Kosovës dhe çlirimi i saj nga Serbia do të duhej të kryhej me forcë dhe fuqi të armës, ndërsa Thaçi dhe të moderuarit që në atë kohë kishin bërë biseda të zgjeruara me ndërkombëtarët, në ato biseda ata kishin arritur në përfundimin se Kosova mund të çlirohej nga Serbia me negociata”, tha Byrnes, përcjell Betimi për Drejtësi.

Sipas tij, grupi i Thaçit duke përdorur mjete politike, nuk donin që të sakrifikonin dhe të flijonin më shumë jetë shqiptarësh, në një konflikt që vijonte dhe kërkonin zgjidhje përmes negociatave.

Dëshmitari tha se është dakord se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, duket se ka edhe një ndarje edhe më të madhe të grupeve të caktuara, përfshirë edhe ata që janë me militantë me Demaçin, duke përfshirë këtu edhe fraksionet më të moderuara të UÇK-së.

Pasi u bë e ditur që dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe nesër, me kaq mbaroi seanca e sotme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?