Deklarata e ndihmës sekretarit amerikan pas takimit me Osmanin: Po punojmë për një Kosovë më të mirë dhe më të sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e priti sot në takim ndihmës sekretarin amerikan të Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, me të cilin mbajtën edhe një konferencë për media, ku u fol për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së. Robinson tha tha se SHBA-ja mbështet Kosovën që të përmirësojë strukturat […]
Robinson tha tha se SHBA-ja mbështet Kosovën që të përmirësojë strukturat e saj gjyqësore dhe të sigurisë, teksa Osmani tha se përkrahja e Shteteve të Bashkuara ka qenë prezentë në çdo hap të shtet ndërtimit të Kosovës.
Osmani, mes tjerash po ashtu tha se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) është i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.
Sipas saj, anëtarësimi në INTERPOL do të rriste kapacitetet e Kosovës në mënyrë që institucionet të përmirësonin përgjigjen “ndaj krimit dhe duke fuqizuar angazhimin tonë në drejtim të sigurisë publike për secilin qytetarë të Republikës sonë, pa dallim”.
“Të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët, në veçanti grupet kriminale transnacionale. Është dëshirë dhe vullnet i përbashkët i Kosovës dhe i SHBA-së që ata t’i luftojmë deri në fund dhe pa kompromis”, tha Osmani.
Osmani falënderoi Byronë amerikane të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të ligjit për mbështetjen dhe tha se ky institucion ka ndihmuar në themelimin e shumë institucioneve në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Forenzikës.












