Deklarata e Hill për Serbinë afër NATO-s, Hovenier: S’pajtohem me ata që duan të bëjnë krahasime se kush ku qëndron

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier u pyet në oborrin e Qeverisë për deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”. “Unë do t’i kontestoj ata që duan të bëjnë krahasime dhe kontraste se kush ku qëndron në marrëdhënie me dikë.Ka një angazhim të […]
“Unë do t’i kontestoj ata që duan të bëjnë krahasime dhe kontraste se kush ku qëndron në marrëdhënie me dikë.Ka një angazhim të jashtëzakonshëm në avancimin e sigurisë së Kosovës përfshirë atë nëse ajo do ta ushtrojë të drejtën e saj për të lëvizur drejt anëtarësimit në NATO”, tha ambasadori amerikan.
Ai tha se politika e SHBA-së është se “çështja fundamentale është që secili vend duhet të jetë i lirë për vetëventen, që t’i bëj zgjedhjet e veta për aleancat dhe organizatat”.
“Në fakt kjo është një pjesë e madhe e angazhimit që e mbështesim edhe për popullin e Ukrainës. Nëse ata dëshirojnë të jenë anëtarë të NATO-s apo të Bashkimit Europian. Ne po bëjmë çdo gjë që mundemi për ta ndaluar invazionin brutal të Putinit në Ukrainë. Duhet të vendosin vetë sa i përket çështjes së sigurisë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme amerikane”, tha ai.
Hovenier kujtoi se e dinë që Kosova ka zgjedhur të ecë drejt NATO-s dhe shtoi se “po bëjmë çdo gjë për ta mbështetur këtë qëllim”. Sa i përket stabilitetit rajonal, ambasadori tha se “SHBA-ja mbështet popullin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
“Kemi vendosur shumë përpjekje, trajnime, pajisje, armatime për ta mbështetur atë qëllim. Dhe ky mbetet qëllimi ynë. Kosova përballet me një sfidë me disa anëtarë të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ai. Por Kosovën e ka njohur SHBA-ja dhe partnerët e saj. Nuk dëshirojmë ta zhbëjmë këtë ndryshim… Dëshirojmë ta shohim të ardhmen e Kosovës në NATO”, shtoi Hovenier.
“Presim që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s një ditë dhe po punojmë në këtë drejtim”, theksoi ambasadori amerikan.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill deklaroi dje për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.












