Cliff: Çfarë po bën BE me raportin e Banjskës, u dorëzua në janar, jemi në mes të marsit?

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në një seancë të zhvilluar të martën mbi rrjedhën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, kërkoi përgjigje nga Bashkimi Evropian (BE) mbi raportin e dorëzuar nga Kosova për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në […]
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në një seancë të zhvilluar të martën mbi rrjedhën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, kërkoi përgjigje nga Bashkimi Evropian (BE) mbi raportin e dorëzuar nga Kosova për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.
“Ne duhet të pyesim miqtë tanë në BE se çfarë kanë bërë me raportin e qeverisë së Kosovës. Ai është dorëzuar në Bruksel në janar, ndërsa tani jemi në mes të marsit. Çfarë po bëjnë ata për këtë?Unë nuk e kam parë raportin. Por unë mendoj se ne duhet të mbajmë një qëndrim shumë të vendosur për këtë”, deklaroi diplomati britanik që shërbeu në Kosovë në 2011-2015.
Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka thënë se u kanë ofruar institucioneve evropiane prova dhe dëshmi të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veriun e banuar me shumicë serbe nën udhëheqjen e ish-nënkryetarit të Listës Serbe –partia kryesore e serbëve të Kosovës – Millan Radoiçiç, porse asnjë lëvizje nuk është bërë në këtë drejtim.












