Civilë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Civilë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Forcat ruse kanë garantuar qytetin lindor ukrainas të Harkivit, duke vrarë një person dhe plagosur 16 të tjerë, tha kryetari i qytetit, Ihor Terekhov, përderisa Ministria e Jashtme e Ukrainës edhe një herë i bëri thirrje Uashingtonit për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. Më 27 mars, edhe të paktën dy civilë u vranë nga […]

Forcat ruse kanë garantuar qytetin lindor ukrainas të Harkivit, duke vrarë një person dhe plagosur 16 të tjerë, tha kryetari i qytetit, Ihor Terekhov, përderisa Ministria e Jashtme e Ukrainës edhe një herë i bëri thirrje Uashingtonit për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Më 27 mars, edhe të paktën dy civilë u vranë nga sulmet ruse në pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës.

Sulmi në Harkiv kishte për cak një ndërtesë banimi, shkroi Terekhov në Telegram, duke e përshkruar sulmin si “një tjetër akt të terrorit të përgjakshëm kundër ukrainasve”.

Guvernatori i Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se ndodhën dy sulme në një qark të qytetit të Harkivit, duke raportuar për dëme në infrastrukturën civile.

Një ndërtesë pesëkatëshe pësoi dëme të mëdha dhe po ashtu edhe Instituti i Emergjencave, tha ai.

Në javët e fundit, rusët kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës duke shënjestruar infrastrukturën kyçe, përfshirë stacionet elektrike, në shenjë hakmarrjeje për bombardimet në rajonet kufitare ruse.

Gjatë një konference online më 27 mars, kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, bëri thirrje për dërgesa urgjente të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

“Veçmas, sulmet aktuale ruse janë intensive dhe po përdoren raketa balistike që mund të arrijnë caqe me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, duke u dhënë pak kohë njerëzve që të strehohen, dhe duke shkaktuar dëm të madh”, tha ai.

“Sistemet Patriot dhe të ngjashme janë vendimtare. Ato janë të dizajnuara të mbrojnë jetë, e jo të marrin jetë”, tha ai, duke iu referuar raketave të prodhimit amerikan.

Më herët gjatë javës, gjatë një interviste për Politico, Kuleba tha se Ukraina ka nevojë të madhe për këto raketa tokë-ajër për t’u mbrojtur nga sulmet e pareshtura ruse, teksa pushtimi i Ukrainës i nisur nga Rusia tashmë ka hyrë në vitin e tretë./REL

 

Foto e lajmit: Ilrustruese

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?