Byrnes: S’kemi pas prova që tregonin që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte urdhëruar rrëmbime e ndalime

Byrnes: S’kemi pas prova që tregonin që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte urdhëruar rrëmbime e ndalime

Gjatë funksionit të tij gjatë luftës në Kosovë, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes tha se nuk kanë pasur asnjëherë prova që tregonin se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte dhënë urdhër për rrëmbime apo ndalime të dikujt. “Me lejoni që të jem tejet i saktë dhe i qartë; Ne as edhe njëherë nuk kemi patur ndonjë […]

“Me lejoni që të jem tejet i saktë dhe i qartë; Ne as edhe njëherë nuk kemi patur ndonjë provë që të tregonte që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Thaçi, Krasniqi, Ramë Buja, Xhaviti e të tjerë. Kurrë nuk kemi pasur prova që ata të kenë dhënë urdhër apo të udhëzonin që të merreshin peng, të rrëmbeheshin gazetarët serb apo aktivistë e LDK-së. Kurrë nuk kemi pasur prova të tilla, apo për ndonjë civil”, tha Byrnes.

Ai tha se kanë menduar se këto veprime ndërmarrshin në formë të pavarur nga komandantet e zonave ose brigadave.

“Me lejoni që ta mbarojë përgjigjen time! Sigurisht që ne menduam që këto veprime, pra prezumimi im ishte ky që këto veprime ndërmerreshin ose në formë të pavarur nga komandantet vendas të UCK-së ose eproret e tyre, pra për shembull komandanti i Brigadës ose i zonës”, tha ai.

Dëshmitari u pajtua që nuk ishte domosdoshmërisht në nivel të komandantit të zonës por që mund të ishin edhe persona të pabindur më poshtë së komandanti i zonës që merrnin këto vendime, por që nuk merreshin më lartë se niveli i zonës.

“Po. Por ne nuk e dinim këtë. Por edhe njëherë, ne nuk kemi parë prova që ishte Shtabi i Përgjithshëm ai që po jepte urdhër për rrëmbimin e këtij civili apo i një aktivisti të LDK-së apo tjerë”, tha Byrnes.

Tutje Emmerson pyeti dëshmitarin se në bazë të njohurive që kishte ai me atë se çfarë po ndodhte në Kosovë a kishin parë prova që mund ta mbështesnin propozimin që stafi i përgjithshëm kishte përgjegjësi komanduese mbi ndalimet në zona dhe fuqi për të parandaluar këto veprime.

“Ishte një pyetje e ndërlikuar, por përgjigja ime e saktë është ‘jo”, u përgjigj Byrnes në pyetjet e avokatit Emmerson.

Byrnes për Kadri Veselin: Ka qenë një person misterioz, na kishin thënë se ishte i respektuar në rangjet e UÇK-së

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?