Burrë e grua gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec, dyshohet se u asfikësuan

Dy persona, burrë e grua, janë gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec. Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës njoftoi përmes një komunikate për media se çifti u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. “Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i […]

Dy persona, burrë e grua, janë gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës njoftoi përmes një komunikate për media se çifti u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në komunikatë.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në  vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, Policia thotë se “dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e  asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk nga një prizë elektrike”.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes””, thuhet në komunikatën e Policisë së Gjakovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?