Bullgaria gjen 170 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerë me banane

Zyrtarët doganorë në Bullgari kanë konfiskuar rreth 170 kilogramë drogë të llojit kokainë, që po transportoheshin me anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori, thanë prokurorët më 26 mars. Prokurori i qarkut, Georgi Chinev, tha se droga ishte fshehur në kontejnerët me banane, që po transportoheshin me anijen e mallrave, Madison 2, që kishte […]

Prokurori i qarkut, Georgi Chinev, tha se droga ishte fshehur në kontejnerët me banane, që po transportoheshin me anijen e mallrave, Madison 2, që kishte bërë një ndalesë në Maltë. Ai tha se vlera e drogës së konfiskuar është 6.2 milionë euro.

Drejtoresha e agjencisë së doganave, Petya Bankova, tha se ky është konfiskimi më i madh që ka ndodhur në portin e Burgasit.

Ai tha se droga ishte fshehur në 150 paketime që ishin vendosur prapa një muri të ndërtuar në njërin prej kontejnerëve me banane.

Anija u largua nga porti pasi shkarkoi mallrat, tha Bankova.

Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për pranuesit e dyshuar të kokainës, të cilët mund të përballen deri me 20 vjet burgim nëse gjenden fajtorë për trafikim të drogës.

Bullgaria, që viteve të fundit ka rritur përpjekjet në luftën kundër trafikimit të drogës, konsiderohet një pikë transiti për kokainën që vjen nga Amerika Latine dhe ka destinacion Evropën Perëndimore. rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?