Blinken nga Austria: Kosova e Serbia t’i ulin tensionet – Bideni e ka shumë për zemër Ballkanin

Blinken nga Austria: Kosova e Serbia t’i ulin tensionet – Bideni e ka shumë për zemër Ballkanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Ballkani Perëndimor është çështje e cila zë vend të veçantë në zemrat e administratës Biden. Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm austriak në Vjenë, Alexander Schallenberg, numri dy i shtetit amerikan tha se ShBA-ja dëshiron që Kosova dhe Serbia t’i stabilizojnë raportet mes […]

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm austriak në Vjenë, Alexander Schallenberg, numri dy i shtetit amerikan tha se ShBA-ja dëshiron që Kosova dhe Serbia t’i stabilizojnë raportet mes vete.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, Blinekn tha se me Austrinë janë duke bashkëpunuar në çështje të rëndësishme, në veçanti për Ballkanin Perëndimor.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor “është diçka që e kemi shumë afër zemrave tona, dhe në veçanti (e ka) presidenti Biden, sepse për presidentin dhe për mua, kur unë fillova (punën) në të ’90-tat, fokus i madh i botës ishte në Ballkan, në Bosnje e në Kosovë, dhe një gjë që nuk na duhet, që Evropës nuk i duhet, dhe veçanërisht njerëzve të Ballkanit Perëndimor nuk u duhet, është kthimi prapa, ku ne e gjejmë veten në të ’90-tat, dhe duke iu falënderuar politikës së Austrisë, po shkojmë me vendosmëri në drejtim tjetër, në drejtim pozitiv, në të cilin Ballkani po integrohet vërtetë me Evropën”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një konference për shtyp me Ministrin e Jashtëm austriak Alexander Schallenberg, në Kancelarinë Federale, në Vjenë, Austri, të premten, 15 mars 2024. Foto: AP

Sekretari amerikan i Shtetit tha po ashtu se me Austrinë, ShBA-ja po punon bashkë “për të mbështetur përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, raporton Klankosova.

“Atje, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha përkushtimet që janë në dialog”, theksoi Antony Blinken në një konferencë për media nga Vjena.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?