Blinken në Izrael për bisedime me Netanyahun lidhur me luftën në Gazë

Blinken në Izrael për bisedime me Netanyahun lidhur me luftën në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron në Izrael për atë që pritet të jenë bisedime të ashpra me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftën në Gazë, teksa dallimet publike rreth konfliktit janë thelluar. Kjo është ndalesa e fundit e Blinkenit në misionin e tij të gjashtë diplomatik në Lindjen e Mesme, në […]

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron në Izrael për atë që pritet të jenë bisedime të ashpra me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftën në Gazë, teksa dallimet publike rreth konfliktit janë thelluar.

Kjo është ndalesa e fundit e Blinkenit në misionin e tij të gjashtë diplomatik në Lindjen e Mesme, në të cilin ai pritet të takohet me Netanyahun dhe kabinetin e tij të luftës, me synimin që t’i bindë ata të mos zbatojnë planet e tyre për një ofensivë ushtarake në qytetin jugor të Rafahut.

Një ofensivë në shkallë të gjerë në Rafah ka rritur frikën se mund të përkeqësojë edhe më shumë krizën e thellë humanitare në Rripin e Gazës.

“Një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte gabim dhe është diçka që ne nuk e mbështesim”, tha një ditë më parë Blinken gjatë qëndrimit në Kajro, ku u takua me kryediplomatët nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Blinken pritet t’i paraqesë Netanyahut alternativa për të luftuar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Rafah.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe javën tjetër kur ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe një delegacion i ndarë i zyrtarëve të lartë izraelitë do të vizitojnë Uashingtonin. Netanyahu u pajtua për vizitën e këtij delegacioni gjatë një bisede telefonike që zhvilloi të hënën me presidentin amerikan, Joe Biden. Kjo ishte biseda e parë në muajin e fundit mes udhëheqësve në mes të thellimit të dallimeve.

Vizita e Blinkenit nuk ishte paralajmëruar kur kryediplomati amerikan nisi turneun e tij në Lindjen e Mesme. Kjo vizitë vjen pasi zyrtarët e lartë të inteligjencës nga SHBA-ja, Izraeli, Egjipti dhe Katari pritet të takohen në Doha për të diskutuar për detajet e një marrëveshjeje armëpushimi, që parasheh edhe lirimin e pengjeve.

Hamasi, gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit – sulm që nxiti luftën – vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë afër 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?