Bislimi me listë të dëshirave për BE-në: Largoni masat, Kosova të bëhet anëtare e KiE dhe të marrë statusin e vendit kandidat

Bislimi me listë të dëshirave për BE-në: Largoni masat, Kosova të bëhet anëtare e KiE dhe të marrë statusin e vendit kandidat

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot u mbajt Sesioni i parë i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, në fjalën e tij zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kërkuar të largohen masat ndaj Kosovës, shteti ynë të marrë statusin e kandidatit për BE dhe të bëhet anëtarësimi në KiE. Sipas […]

Sipas njoftimit dërguar mediave, në këtë takim, Bislimi ishte pjesëmarrës bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, përfaqësuesen nga zyra e BE-së në Kosovë, AnnaCarin Platon, deputetja dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim, Mimoza Kusari-Lila, si dhe bashkëkryesuesi i këtij komisioni, njëherësh eurodeputeti, Lukas Mandl.

Mes tjerash, Bislimi ka deklaruar se Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe “po punojmë secilën ditë që kjo të bëhet realitet sa më shpejtë, jo vetëm si qëndrim politik, por edhe si qëndrim e vullnet i qytetarëve të vendit”.

Në veçanti ka kërkuar që të “largohen masat restriktive, dhe tashmë absurde, ndaj Kosovës, duhet sa më shpejt Kosova të marrë statusin e kandidatit për BE dhe na duhet anëtarësimi në Këshillin e Evropës”.

Sipas njoftimit të ZKM-së, zëvendëskryeministri Bislimi, në fjalën e tij, potencoi se “Republika e Kosovës i vlerëson lartë rezolutat dhe thirrjet e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për njohjen e Kosovës nga 5 shtetet mos njohëse, për njohjen e progresit që Kosova ka arritur në reformat e thella politike dhe ekonomike, që ndërlidhen me integrimin tonë evropian, për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, për mirëpritjen e aplikimit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për mbështetjen e aplikimit tonë në Këshillin e Evropës, për thirrjen ndaj Komisionit Evropian për largimin e masave restriktive, edhe për dënimin e sulmit agresor e terrorist në Banjskë në termat më të ashpër. Për të gjitha këto, jemi thellësisht falënderues.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?