Bislimi: Diskutuam më së shumti për zbatimin e marrëveshjes bazike, Petkoviqin e pyeta “a kemi marrëveshje?”

Bislimi: Diskutuam më së shumti për zbatimin e marrëveshjes bazike, Petkoviqin e pyeta “a kemi marrëveshje?”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se shumica e diskutimit të sotëm që ai e pati me kryenegociatorin serb në dialog, Petar Petkoviq, kishte të bënte me mundësitë se si të zbatohet marrëveshja bazike dhe aneksi i saj. Bislimi tha se nga pala serbe kërkoi të dijë se “a kemi marrëveshje”, ndërsa tha se Petkoviq […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se shumica e diskutimit të sotëm që ai e pati me kryenegociatorin serb në dialog, Petar Petkoviq, kishte të bënte me mundësitë se si të zbatohet marrëveshja bazike dhe aneksi i saj.

Bislimi tha se nga pala serbe kërkoi të dijë se “a kemi marrëveshje”, ndërsa tha se Petkoviq i bishtnoi përgjigjes.

“Ne në vazhdimësi duam të dëgjojmë nga pala serbe se a kemi marrëveshje dhe a jemi të përkushtuar që këtë marrëveshje ta zbatojmë në tërësi. Iu bishtnua përgjigjes disa herë, përderisa në fund u tha që ‘jo për Serbinë është problematike marrëveshja, për shkak se ka nene që merren me statusin’, sidomos ato nene për respektimin e integritetit territorial, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e të ngjashme. Në fakt na u tha se Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë, dhe po ashtu na u tha që për Serbinë është e pamundshme të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën”, tha Bislimi.

Kryenegociatori i Kosovës tha se ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak konstatoi se “Serbia ka problem të lëvizë në këtë drejtim” dhe se “është dëshpëruese që edhe një vit pas ne ende nuk kemi bërë përparime substanciale në këtë”.

“Kryenegociatori i Serbisë nuk kishte kurrfarë mandati të diskutonte për këtë”, tha Bislimi.

Bislimi tha se në takim “u trajtuan mundësitë se si të formalizohet, respektivisht të regjistrohet marrëveshja bazike dhe aneksi implementues”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?