Biden fal edhe 6 miliardë dollarë kredi studentore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë dollarë kredi studentore do të anulohen për 78 mijë persona. Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, me këtë, vlera e përgjithshme e kredive studentore të anuluara nga administrata Biden arrin në pothuajse 150 miliardë dollarë. Demokrati Biden vitin e kaluar u […]

Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, me këtë, vlera e përgjithshme e kredive studentore të anuluara nga administrata Biden arrin në pothuajse 150 miliardë dollarë.

Demokrati Biden vitin e kaluar u zotua se do të gjente mënyra të tjera për të lehtësuar borxhin pasi Gjykata Supreme në qershor bllokoi planin e tij të gjerë për anulimin e 430 miliardë dollarëve në kredi studentore.

Në grupin e fundit të personave që u janë anuluar kreditë studentore janë punëtorët në shërbimet publike sikurse mësuesit, infermierët dhe zjarrfikësit të cilët kanë plotësuar kriteret e Programit për Faljen e Kredive të Shërbimit Publik të krijuar më 2007 me qëllim që të falen kreditë studentore të amerikanëve që punojnë në shërbimin publik.

“Këta punëtorë të shërbimit publik kanë vendosur që në karrierën e tyre t’iu shërbejnë komuniteteve të tyre, por për shkak të dështimeve të administratave të kaluara, kur nuk u ndihmuan ashtu siç e parasheh ligji”, tha Biden përmes një deklarate.

Deri në qershor të vitit 2023, afër 43.4 milionë marrës të kredive studentore në ShBA kishin një borxh të përbashkët në vlerë prej 1.63 trilion dollarësh, sipas web-faqes për Ndihmë të Studentëve Federalë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?