“Baba” i protestave: Janë shtuar zërat për rikthimin e grevave në Arsim

“Baba” i protestave: Janë shtuar zërat për rikthimin e grevave në Arsim

Kryetari i SBASHK`ut Rrahman Jasharaj në një letwr nisur mediave ka thënë se janë shtuar zërat për t`u rikthyer protestat dhe grevat në arsim, shkruan Periskopi. Aty thuhet se në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të univeriteteve që ka organizuar SBASHK janë zhvilluar bashkëbiseda për situatën aktuale në arsim dhe janë […]

Aty thuhet se në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të univeriteteve që ka organizuar SBASHK janë zhvilluar bashkëbiseda për situatën aktuale në arsim dhe janë hedhur vërejtje e kritika të shuma në adresë të Qeverisë Kurti për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe kërkesave të anëtarësisë dhe për tendencën e ministrit Murati që të mohojë me ndyshime të ligjeve aktuale të drejtat e e fituara të punëtorëve të arsimit.

Letra e plotë e SBASHK-ut:

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat.

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të univeriteteve që ka organizuar SBASHK janë zhvilluar bashkëbiseda për situatën aktuale në arsim dhejanë hedhur vërejtje e kritika të shuma në adresë të Qeverisë Kurti për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe kërkesave të anëtarësisë dhe për tendencën e ministrit Murati që të mohojë me ndyshime të ligjeve aktuale të drejtat e e fituara të punëtorëve të arsimit.

Në këtë takim është kritikuar edhe ngritja ironike e koeficinetit të pagës nga 105 në 110 euro duke e cilësuar si nënçmuse ngritjen prej vetëm 28 euro të pagave në sistemin arsimor parauniveristar.

Përfaqësuesit e të punësuarve në tërë sistemin arsimor , që nga çerdhet e deri në univeristete kanë paraqitur gjithë shqetësimet dhe këkresat e anëtarësisë para kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafit qendor dhe pas diskutimeve të shumta të gjithë kanë ardhur në përfundim se duke parë qendrimin negativ të Qeverisë Kurti ndaj sinikatave dhe zërit të anëtarësisë dhe duke parë se Ministri Murati vazhdon angazhimet kundër dilogut sindikal duke bllokuar punën e Këshillit Ekonomik Sindikal, duke parë se po vazhdon bllokimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolelktive, duke parë se ministrja Nagavci vazhdon me inatet dhe nuk përfaqëson këkresat e punëtorëve të arsimit dhe mundohet ta mohojë edhe Kontartën Kolektive për Arsimin e Kosovës , pjesëmarësit në këtë takim kanë njerr si përfundim se duhet vazhuar me bashkëbisedat me anëtarësinë dhe duhet rikthyer veprimet sindikale duke filluar me një protestë me gjithë udhëhqësit sindikal të shkollave, çerdheve dhe univeristeveteve e institucioneve të kulturës e nëse Qeveria Kurti vazhdon me qasjen e njejtë injoruese atëherë të vazhdohet me veprime sindikale duke paralajmërruar se do të përsëritet viti 2022 me një grevë të përgjithsme më 1 shtator, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave të anëtarësisë.

SBASHK me këtë alarm publik iu drejtohet edhe medieve, shoqërisë civile, deputeteve e deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të ndryshojë qasjen ndaj dilogut dhe të realizojë kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut dhe sindikatave tjera sepse në të kundërtën do të kthehet ajo që ndodhi në vitin 2022 kur tërë sistemi arsimor ishte në veprime sindikale e pastaj edhe në grevë të përgjithshme, e cila fatkeqësisht zgjati më shumë se një muaj.

Nëse Qeveria vazhdon kështu , atëherë protestat e grevat do të rikthehen dhe fajtorët janë Kryeministri Kurti, Ministri Murati e Ministrja Nagavci dhe jo vetëm.

SBASHK , 25 mars 2024,
Kryetari Rrahman Jasharaj

Ishte arratisur në Greqi, arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Interpoli

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?