“Ata që thonë se Kosova s’duhet t’i dëgjojë këshillat e SHBA-së, pse frikësohen nga deklarata e Hillit?”

“Ata që thonë se Kosova s’duhet t’i dëgjojë këshillat e SHBA-së, pse frikësohen nga deklarata e Hillit?”

Ish-kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili në mënyrë periodike komenton zhvillimet politike në vend dhe rajon, ka shkruar edhe për reagimet e shumta të bëra sot pas një deklarate të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se Serbia është më afër NATO-s. Ahemti ka pyetur ata që mendojnë se Kosova s’ka nevojë për SHBA-në, […]

Ish-kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili në mënyrë periodike komenton zhvillimet politike në vend dhe rajon, ka shkruar edhe për reagimet e shumta të bëra sot pas një deklarate të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se Serbia është më afër NATO-s.

Ahemti ka pyetur ata që mendojnë se Kosova s’ka nevojë për SHBA-në, se pse kanë frikë nga një deklaratë e tillë e ambasadorit amerikan Hill.

Ahmeti ka thënë se Hillit ka kush i kërkon llogari, derisa ka thënë se a janë kosovarët duke kërkuar llogari tek ata që duhet të japin llogari.

“Ju që mendoni se skemi nevojë për ShBA e që nuk duhet me i dëgju këshillat, pse frikësoheni nga deklaratat e Hill? Skemi nevojë apo jo? Përderisa gjithmonë gjejmë faj te tjerët duhet ndonjëherë me mendu që ka gjasë, gjasë të vogël mbase që ne duhet të korrigjojmë pak qasjen.

Ambasadorit Hill ka kush i kërkon llogari por a po kërkojmë ne llogari nga ata që duhet të na japin llogari. Nuk kemi nevojë ta drejtojmë Kosovën si kanë nevojë të tjerët, por me siguri të plotë e dijmë se nuk do ta drejtojmë botën sipas dëshirës tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti në fund ka thënë se më e keqja është e po mendohet se dëshirat e Kosovës dhe të aleatëve janë kundërthënëse. Sipas ish-kryetarit të Prishtinës, Kosova ka mundësi për të lëvizur, por s’po e shfrytëzon dhe për më keq hapësira po ngushtohet.

“Më e keqja është se po mendojmë që dëshirat tona dhe të miqëve janë kundërthënëse. Mundësinë me lëviz e kemi por nuk po e shfrytëzojmë. Për më keq, po e ngushtojmë”, ka përfunduar Ahmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?