Albin Kurti po provon të fus në listën zgjedhore të VV’së, Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin

Albin Kurti po provon të fus në listën zgjedhore të VV’së, Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin

Për zgjedhjet e përgjithshme nacionale në listën për deputet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i saj Albin Kurti, tash e sa kohë po synon dy emra. Ata janë Bekim Hamëz Jashari dhe humanisti Halil Kastrati. Albin Kurti në mesin e 110 kandidatëve sa duhet të ketë lista e një subjekti politik për të garuar në zgjedhjet […]

Albin Kurti në mesin e 110 kandidatëve sa duhet të ketë lista e një subjekti politik për të garuar në zgjedhjet nacionale tashmë ia ka venë syrin dy figurave të njohura në vend – humanistit  Halil Kastrati dhe ish kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, djalin e Hamëz Jasharit.

Burime të afërta me partinë në pushtet, i kanë thënë Periskopit, se ende nuk ka asgjë zyrtare, por që nisma e shefit të partisë, Albin Kurti, ka gjasa të mëdha të jetësohet. Halil Kastrati dhe Bekim Jashari, janë ende në hamendësime, thotë ky burim, se a do të vendosin të jenë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e përgjithshme.

“Ideja që humanisti Halill Kastrati dhe Bekim Jashari të jenë pjesë e listës zgjedhore të VV’së ka qenë edhe më herët. Vazhdimisht lideri i partisë Albin Kurti e ka menduar këtë dhe vazhdon të insistoj se këto dy figura duhet të jenë në listën e subjektit që udhëheq aktualisht me vendin. E gjitha kjo varet nga Kastrati e Jashari. Ndoshta me Jasharin do ta kemi më lehtë ta bindim për shkak se ai ka qenë pjesë e skenës politike, por të shohim nëse Kastrati do të bindet”, ka thënë një burim i Periskopit i afërt me VV’në.

Periskopi gjatë tërë ditës ka tentuar të marrë një qëndrim nga Halil Kastrati, por në telefonin e tij janë përgjigjur vetëm nga Shoqata “Jetimët e Ballkanit”.

Përderisa nga organizata e Kastratit kanë qenë të qasshëm në telefon, Bekim Jashari gjatë tërë ditës nuk i është përgjigjur telefonatës.

Ndryshe, afërsia mes Albin Kurtit, Halil Kastratit dhe Bekim Jasharit është shumë e dukshme dhe jo e kohëve të fundit.

Duke llogaritur në reputacionin e Familjes Jashari, Kurti nuk e ka fshehur dëshirën për të mbajtur sa më afër këtë familje. Nuk ka lënë rast pa përdorur për të treguar afërsinë më ta. Bile, edhe në aktivitet sportive, siç ishte rasti i udhëtimit në një veturë me djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Lulëzimin, për të ndjekur një lojë të kombëtares së Shqipërisë.

Albin Kurti dhe djali i Adem Jasharit, Lulzim Jashari

Jashari ishte mbështetur nga partia e Kurtit gjatë zgjedhjeve komunale për kryetar të Skenderajt, por këtë garë e kishte humbur përballë kandidat të PDK’së, Fadil Nura.

Edhe me Halil Kastratin nuk ka munguar përpjekja e Kurtit që të jetë krah tij. Para pak javësh Kastratin e kishte pritur në Kryeministri, ndërsa së voni ishte në një iftar (darka kur përfundon agjërimi ditor gjatë muajit të ramazanit) në Shtëpinë e Të Moshuarve në Suharekë, e ndërtuar nga Fondacioni i Kastratit. Aty u prit nga vet Kastrati.

“E pritem Kryeministrin për Iftar në Shtëpinë tonë”, shkroi Halil Kastrati mes të tjerash për vizitën e Kurtit në shtëpinë e të moshuarve.

Por, jo vetëm në këto raste. Edhe nëpër ceremoni e përurim projektesh të ndryshme janë parë së bashku.

Duhet përmendur qe edhe Bekim Jashari dhe Halil Kastrati kanë raporte shumë të afërta me njëri tjetrin.

Lakmia e Kurtit që këta të dy t’i ketë në listin zgjedhore të partisë së tij është fare e thjeshtë – Halil Kastrati mund të sjell shumë vota për partinë, për shkak të aktivitetit të tij humanitar, përderisa Bekim Jashari vjen nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Që të dy figura me influencë.

Me aderimin e këtyre dy figurave të rëndësishme në listën LVV’së, Kurti synon që sadopak të zbus telashet dhe pakënaqësitë që u ka shkaktuar dy grupeve të rëndësishme të shoqërisë kosovare – ata që njihen si grupim me prirje religjioze dhe me qëndrime konservatore, dhe grupi tjetër i të gjithë atë që identifikohen me vlerat dhe trashëgimin e UÇK ‘se.

Që të dy këto grupe janë shumë të pakënaqura me politikat dhe sjelljet e Kurtit karshi tyre.

Tashmë është publike pakënaqësia dhe sabotimi i hapur që ia bëjnë çdo nisme legjislative deputetët e VV’së, të njohur për qëndrimet e tyre më konservatore dhe me karakter religjioz, të përfaqësuar nga deputeti Eman Rramani.

Qëndrimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore Kurti i kishte mbështetur pa rezerve, mes tjerash edhe zhbërjen e udhëzimit administrativ që e ndalon mbulimin me shami nëpër institucione shkollore.

Me mos përmbushjen e premtimeve ndaj tyre, Kurtit tani i duhet një kompensim për këtë grupacion që sjell shumë vota.

Dhe kush tjetër do të ishte zëvendësimi më i mirë në këtë situatë se sa një personalitet i njohur si Halil Kastrati?

Kujtojme, se Halili Kastrati nëse futet ne listën e VV’së, nuk e ka për herë të parë të qenurit në politikë. Në vitin 2014, Halil Kastrati kishte garuar si deputet me partinë e Behgjet Pacollit. Si kandidat i AKR’së, me numrin 33, kishte arritur të mbledhte vetëm 1.111 vota, por të cilat nuk i mjaftuan atij që të hynte në Kuvend

Ndërsa, me emrin e Bekim Jasharit synohet sidokudo të zbutet pakënaqësie e gjithë asaj strukture shoqërore e cila identifikohet me vlerat dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndaj kësaj kategorie, Kurti dhe partia e tij nuk kishin qenë miqësore, që të mos thuhet në raste të caktuara edhe armiqësor.

Bekim Jashari në listën e VV’së supozohet dhe shpresohet se do të mund të ishte ura që do të lidhte hendekun e madh që ekziston mes Kurtit e VV’së në njërën ane dhe krejt atyre që identifikohen me vlerat e UÇK ‘se.

Pa dyshim, nëse Kurti ia del të bind Jasharin dhe Kastratin të futen në listën e tij zgjedhore, që të dy do të jenë një trofe i çmueshëm elektoral, për të dhe partinë e tij. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?