Alarmon Xhavit Haliti: Ka informata se pas zgjedhjeve në veri, Serbia po bëhet gati ta shpallë njëanshëm Asociacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ka informata që Serbia do ta shpallë njëanshëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij ky është projekt i Qeverisë së Serbisë bashkë me Listën Serbe dhe kjo do të bëhet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri. Haliti thotë se ka […]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ka informata që Serbia do ta shpallë njëanshëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij ky është projekt i Qeverisë së Serbisë bashkë me Listën Serbe dhe kjo do të bëhet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Haliti thotë se ka informacione se Qeveria e Serbisë është duke e bërë një projekt të cilin do ta zbatojë menjëherë pas zgjedhjeve në veri, do të zgjidhen katër kryetarë serbë dhe në zgjedhjen tyre ata do ta mbajnë një mbledhje dhe do ta shpallin Asociacionin e themeluar dhe do ta zgjedhin kryetarin e Asociacionit

“Ata do ta shpallin si Asociacion ose institucion paralel që funksionon brenda territorit të Kosovës, meqë Qeveria e Kosovës ose institucionet e Kosovës nuk po pranojnë diçka të tillë”, citohet të ketë thënë Haliti në Interaktiv të KTV-së.

Madje ai thotë se Lista Serbe është duke përgatitur listën e serbëve që do të futen në Policinë e Kosovës në momentin që të zgjidhen kryetarët e katër komunave dhe do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për funksionimin e policisë multietnike në veri. “Pra policë të përzgjedhur nga Lista Serbe dhe Serbia me një filtrim të jashtëzakonshëm një pjesë të rinjve serbë do t’i marr dhe t’i dërgojë në shkollat ushtarake në Beograd”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?