Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e prof, Shqipe Bajçinca Brestovci

Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e prof, Shqipe Bajçinca Brestovci

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku iu ka shprehur ngushëllime familjeve Bajçinca e Brestovci dhe gjithë komunitetit sportiv për ndarjen nga jeta të prof. Shqipe Bajçinca Brestovci. Këtë ngushëllim e ka transmetuar LDK-ja në faqen e kësaj partie në Facebook. Letra e ngushëllimit: “Të nderuara familje Bajçinca e Brestovci, Me pikëllim e dhimbje […]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku iu ka shprehur ngushëllime familjeve Bajçinca e Brestovci dhe gjithë komunitetit sportiv për ndarjen nga jeta të prof. Shqipe Bajçinca Brestovci.

Këtë ngushëllim e ka transmetuar LDK-ja në faqen e kësaj partie në Facebook.

Letra e ngushëllimit:

“Të nderuara familje Bajçinca e Brestovci,

Me pikëllim e dhimbje të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Shqipe Bajçinca Brestovci. Sot humbëm ikonën e shquar të sportit, profesoreshën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe anëtaren e Lidhjes Demokratike, Shqipen.

Karriera e saj në sport është histori suksesi. Shqipja dha shumë për sportin shqiptar, në veçanti në fushë të hendbollit. Dha shumë dhe për programin tonë politik “Rruga e Re”; ajo i ishte bashkuar ekipit tonë të ekspertëve duke dhënë gjithë dijen dhe përgatitjen e saj profesionale në hartimin e planit tonë qeverisës për sportin, për të cilën i jemi mirënjohës e do ta kujtojmë gjithmonë. Rrugën e nisur së bashku për fat të keq e ndali në gjysmë sëmundja e rëndë që edhe e ndau nga ne.

Ajo gjatë gjithë angazhimit të saj jetësor e profesional ka lënë gjurmë të pashlyeshme në përgatitjen dhe avancimin e profileve sportive në vend dhe më gjerë. Jeta dhe kontributi i saj do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i pasionit dhe përkushtimit të saj ndaj sportit e ndaj vendit.

Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllime familjeve Bajçinca dhe Brestovci, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit sportiv në vend.

Shqipe, u prehsh në paqe!”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?