Abdixhiku për kontratat “sekret” të Qeverisë Kurti: Dëshmi e qartë për korrupsion masiv

“Kontratat në vlerë prej 209 milionë euro përbëjne një ndër skandalet më të mëdhaja korruptive në vend”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku rreth tenderave njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit gjatë mandatit të tij. “Tenderi njëburimor është komunikim drejtpërdrejt më një biznes. Ai zyrtari i Ministrisë e zgjedh një […]
“Kontratat në vlerë prej 209 milionë euro përbëjne një ndër skandalet më të mëdhaja korruptive në vend”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku rreth tenderave njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit gjatë mandatit të tij.
“Tenderi njëburimor është komunikim drejtpërdrejt më një biznes. Ai zyrtari i Ministrisë e zgjedh një biznes që ia merr mendja, këto i kemi quajtur tendera sekret. Ajo çfarë kemi nisur në është maja e Ajsbergut të korrupsionit sistematik në gjithë Kosovën për tri vitet e fundit dhe është heqje e perdesë së një korrupsioni mirë të instaluar, ky është vetëm fillimi do të bëjmë komision hetimor, do të dërgojmë lëndë në Prokurori. Ne kemi marrë një rast nga KRPP nga të dhënat kemi kuptuar për shkallën e madhe të aferave korruptive”, tha Abdixhiku.
Korporata Energjetike e Kosovës, sipas Abixhikut prinë me 99 milionë euro në tenderet njëburimor, ku vetëm një kompani ka marrë 13 herë tender, pa thirrje publike.
“Jane 781 tendera sekret, në vlerë prej 209 milionë. Përshembull Korporata Energjetike e Kosovës 99 milionë euro me tendera sekret, 13 herë një kompani e njejtë ka marrë tendera. Në ministrinë e Punëve të Brendshme i është dhënë një tender një kompanie nga Shqipërie 15 milionë euro, tender sekret, në kohën kur në Kosovë ka plot kompani të njejta që kryejnë këto shërbime. Ja kanë dhënë një kompanie me precidant kriminal. Kontratat në vlerë prej 209 milionë euro përbëjnë një ndër skandalet më të mëdhaja korruptive në vend. Kjo aferë është dëshmi e qartë që brenda Qeverisë së Albin Kurtit a korrupsion masiv, kjo nuk do të thotë që të tjerët para tij nuk kanë pasur, por këtu janë 209 milionë euro”, përfundoi Abdixhiku.












