“Shihemi të hënën”, Peci paralajmëron AAK-në për objektin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci zbarkoi në zyrat e AAK-së ku njoftoi se ministria e Bujqësisë ka kthyer sot 600 metra katrorë në shërbim të digasterit që ai udhëheqë. Bëhet fjalë për një pjesë të objektit ku është e vendosur subjekti politik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndaj këtij veprimi të ministrit Peci, reagoi […]
Bëhet fjalë për një pjesë të objektit ku është e vendosur subjekti politik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndaj këtij veprimi të ministrit Peci, reagoi AAK ku publikoi kontratën e qeras për zyrat në shfrytëzim.
““AAK ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit. Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme. Pohimet e këtij far ministrit se gjoja “I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit…”, janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush. Nuk është hera e parë që Peci bënë manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është”, thuhet në reagimin e këtij subjekti opozitar
Pak më parë, reagoi sërish ministri Peci përmes profilit të tij në Facebook, ku përmes disa fotografive shkruan kështu;
“Shihemi të hënën!
Unë punoj edhe çdo fundjavë por duke qenë se kaloi orari i punës së administratës, shihemi të hënën!
Ju uroj një fundjavë të qetë!
P.s: Qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes këtyre fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët!”.












