A do të bënte protesta nëse një qeveri tjetër do t’i jepte tokë Manastirit? – Kurti: S’kam nerva të mendoj si opozitar

A do të bënte protesta nëse një qeveri tjetër do t’i jepte tokë Manastirit? – Kurti: S’kam nerva të mendoj si opozitar

Kryeministri Albin Kurti është pyetur se si do të reagonte po të ishte në opozitë dhe nëse një qeveri tjetër do ta urdhëronte Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistronte pronën Manastirit të Deçanit. I pyetur nëse do reagonte duke organizuar protesta, Kurti është përgjigjur duke thënë se i ka shterur të gjithë energjinë, kohën e nervat […]

Kryeministri Albin Kurti është pyetur se si do të reagonte po të ishte në opozitë dhe nëse një qeveri tjetër do ta urdhëronte Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistronte pronën Manastirit të Deçanit.

I pyetur nëse do reagonte duke organizuar protesta, Kurti është përgjigjur duke thënë se i ka shterur të gjithë energjinë, kohën e nervat që ka pasur për të menduar si opozitar, raporton Express.

“ Nuk kam kohë të mendoj edhe për opozitën. Për opozitën le të mendojë opozita. Unë po mendoj si kryeministër, sepse për më shumë se dy dekada kam menduar si opozitar. Besoj se gjithë energjinë, kohën dhe nervat që i kam pasur për të menduar si opozitar, i kam shterur”, ka deklaruar Kurti për Radio Evropa e Lirë.

I pari i Qeverisë ka shtuar se i merr me seriozitet opozitën, por në kuptimin e polemikave beson se është kryeministri që më së paku është ballafaquar me opozitën nga gjithë kryeministrat e tjerë.

“ Unë vazhdimisht i kuptoj, sepse i dëgjoj se çfarë thonë, i marr me seriozitet dhe me sinqeritet, mirëpo duhet pranuar se, në kuptimin e polemikave, unë jam kryeministri që më së paku është ballafaquar me opozitën, prej se Kosova ka kryeministër”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka shtuar s’do ta konsideronte me urgjencë çështjen e Manastirit të Deçanit po të mos ishte për ta kapur “rastin unik” në këtë pranverë që Kosova të ketë sukses në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.

“Së pari, unë nuk jam dakord me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Në mendjen time të shëndoshë, arsyen kritike… nuk e kam kuptuar asnjëherë se si bëhet që Manastiri i Deçanit të bëhet palë që adreson çështje në Gjykatë Kushtetuese, por edhe shumë e shumë çështje të tjera. Mirëpo, shikoni, neve na duhet ta bëjmë maksimumin e mirë e të mbarë me një trashëgimi të keqe e të mbrapshtë, që nuk është aspak minimale. Dhe, këtë po e bëjmë”.

“Nuk do të mund ta konsideronim me një urgjencë të këtillë. E kemi rastin unik që në këtë pranverë të kemi ulëse pranë shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Evropës, sepse të gjithë treguesit e organizatave prestigjioze për vlerat themelore të Këshillit të Evropës, ne i plotësojmë në mënyrë të plotë – domethënë, edhe sundimin e ligjit, edhe të drejtat e njeriut edhe demokracinë. Ka plotësime të pjesshme, por që nuk janë plotësime edhe të shteteve anëtare”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?