Veton Surroi mohon të ketë lobuar kundër njohjes së UÇK në Uashington

Veton Surroi mohon të ketë lobuar kundër njohjes së UÇK në Uashington

Publicisti Veton Surroi ka reaguar pasi gazetari Baton Haxhiu ia përmendi emrin, kur deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, deklaroi mbrëmë në Pressing se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në. Haxhiu tha se ata që e kanë bërë këtë […]

Haxhiu tha se ata që e kanë bërë këtë kërkesë kanë qenë “Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”.

Surroi ka mohuar të jetë bërë një kërkesë e tillë nga delegacioni i Kosovës, duke thënë se kjo akuzë nuk qëndron. Madje, ka thënë se Rugova, Agani dhe Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi, raporton Express.

“Qëndrimi im edhe privat , edhe publik ka qenë nevoja e përfshirjes së UÇK në proces negociator. Disa herë kam deklaruar publikisht se pa pjesëmarrjen e UÇK-së në ekipin negociator nuk është e mundshme marrëveshja për Kosovën. Dr.Rugova, dr,Agani dhe dr.Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi.

Akuza ndaj delegacionit të Kosovës nuk qëndron. Sqarimin po e bëj për hir të historisë, e cila duhet të shkruhet nga burimi e jo nga spekulimi i përnatshëm debatues. E bëj edhe për dy anëtarët e vdekur që kanë mundur të japin shpjegime në të gjallë, por një akuzë e këtillë po ngrihet me dhjetëvjetësh pas vdekjes së tyre”, ka shkruar Surroi.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë akter i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë në “Pressing” se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti.

Më pas, në studio gazetari Dukagjin Gorani pyeti se kush kanë qenë ata.

Emrat e tyre i tregoi gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ka thënë Haxhiu.

Baton Haxhiu: Kjo është 5-shja e LDK-së që shkoi në Uashington për ta bindur ShBA-në që mos ta njohë UÇK-në

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?