Zgjatë takimi i jashtëzakonshëm: Me Hovenierin, edhe ambasadorët tjerë të QUINT-it te Kurti

Zgjatë takimi i jashtëzakonshëm: Me Hovenierin, edhe ambasadorët tjerë të QUINT-it te Kurti

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë kanë shkuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti për një takim të jashtëzakonshëm me të. Express mësoi se pas takimit, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të fliste para mediave në 11:30, por takimi ka zgjatur. Ambasadori Hovenier […]

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë kanë shkuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti për një takim të jashtëzakonshëm me të.

Express mësoi se pas takimit, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të fliste para mediave në 11:30, por takimi ka zgjatur.

Ambasadori Hovenier të shtunën vonë tha se me veprimet e fundit, Qeveria e Kosovës po i rritë pa nevojë tensionet.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth veprimeve të fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në pjesëtarët e pakicës serbe dhe pakicave të tjera në Kosovë”, tha Hovenier në deklaratën e lëshuar pak para mesnatës.

Reagime të ashpra nga ndërkombëtarët erdhën pasi Kosova i mbylli disa komuna paralele të Serbisë në vend. Reagimet që nisën fillimisht në lidhje me synimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ta hequr dinarin serb nga përdorimi, u ashpërsuan pas konfirmimit nga ministri i Punëve të Brendshme se janë mbyllur katër komuna paralele serbe, në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

Bashkimi Europian reagoi me shqetësim të dilën për mbylljen e komunave paralele serbe dhe u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që këtë çështje ta zgjidhin në bisedime me Serbinë në dialog.

BE-ja tha se “mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme dhe kushtet jetësore të komuniteteve serbe në Kosovë, sepse do ta kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave në këtë moment”.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga blloku.

Duke mbështetur reagimin e BE-së, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde reagoi gjithashtu të dielën, duke shkruar në “X” se “masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”, dhe se ato janë “e kundërta e uljes së tensioneve”./foto: ilustrim

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?