Zemaj kritikon ashpër Qeverinë, publikon ankesën e një qytetari për barna

Zemaj kritikon ashpër Qeverinë, publikon ankesën e një qytetari për barna

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se neglizhenca e pushtetit të VV-së “po i shtynë pacientët drejt vdekjes”. “Paaftësia, neglizhenca e politikat e mbrapshta të pushtetit të VV-së po i shtynë pacientët drejte vdekjes, 6 milionë euro të tepruara për barna, ndërkohë që qytetarët po vuajnë, për dorën e shtetit që nuk ekziston!”, shkruan […]

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se neglizhenca e pushtetit të VV-së “po i shtynë pacientët drejt vdekjes”.

“Paaftësia, neglizhenca e politikat e mbrapshta të pushtetit të VV-së po i shtynë pacientët drejte vdekjes, 6 milionë euro të tepruara për barna, ndërkohë që qytetarët po vuajnë, për dorën e shtetit që nuk ekziston!”, shkruan Zemaj në Facebook, transmeton Klankosova.tv

Kjo deklaratë e tij vjen pasi deputetit të LDK-së i ka shkuar një mesazh në rrjetet sociale nga një qytetar i Kosovës i cili i ka treguar se ai dhe familja e tij, në veçanti djali, kanë nevojë për barna, e të cilat sipas tij, nuk i ka siguruar kurrë shteti, transmeton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Paaftësia, neglizhenca e politikat e mbrapshta të pushtetit të VV-së po i shtynë pacientët drejte vdekjes, 6 milionë euro të tepruara për barna, ndërkohë që qytetarët po vuajnë, për dorën e shtetit që nuk ekziston!

Ky është mesazhi i një qytetari drejtuar meje, sigurishte edhe kolegëve tjerë deputet, për mungesën e barnave?

“Familja jem i ka pese anetar: une, gruaja dhe tre femije. Te gjithe jemi te semure prej nje semundje gjenetike shume serioze. Prej vitit 2020 e kam ngritur problemin tim per me ua siguru femiut tim trajtimin me terapi jeteshpetuse me Lomitapide. Ne Slloveni e ku e kom pas femiun ma siguruan disa vite mjekimin e me than shko ne vend tandin se eshte semundje rralle, qoje diagnozen e ta blejne se nuk je shtetas i Sllovenise.  Se pari sa here kom shkru ne Ministrine e Shendetesisee kurre pergjigje nuk me kane kthy edhe pse 100 here ju kom shkru e kallezu qe po ma rrezikojne jeten e djalit.  Shyqyr mjeker jane kujdes e jane mundu por pa ilaqe çka me bo ata. Une ushtar i UÇK mu detyru me shku ne Serbi per me lyp trajtim per jeten e femiut tem e me bo plazmaferez per djalin se ketu sen kurre nuk po muj me bo. Deri 2023 ne mars me mashtrun si hyn ne liste e ja blejme . Ne mars 2023 me thane ka hy ne liste, tash u bo plote nje vit djali jem pa terapi.  Vete kom urgjence per koronarografi kush nuk me pranon – nuk di veq mu shtri para spitalit ose me ik orej Kosove nuk me ka mbet mo tjeter. Ne mujshit mi ndrru senet veproni se u bo jeta rand keshtu edhe semundja dhe nga mosinteresimi institucional.”

Mjerim, kjo gjendje duhet të përfundoj shpejte.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?