Zëdhënësi i Doganës: Një kompani serbe pyeti në Jarinjë për trasnport dinarësh në Kosovë, i treguam rregulloren e BQK-së

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka sqaruar se sot në pikë-kalimin kufitar në Jarinje ka ardhur një nga përfaqësuesit e një kompanie, konkretisht palës serbe, për të pyetur nëse lejohet që të transportojnë dinarë për në Kosovë. Stavileci ka thënë se si Doganë ia kanë sqaruar se në bazë të vendimit të BQK-së, […]

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka sqaruar se sot në pikë-kalimin kufitar në Jarinje ka ardhur një nga përfaqësuesit e një kompanie, konkretisht palës serbe, për të pyetur nëse lejohet që të transportojnë dinarë për në Kosovë.

Stavileci ka thënë se si Doganë ia kanë sqaruar se në bazë të vendimit të BQK-së, qarkullimi i parave duhet të bëhet prej kompanive të autorizuara nga BQK-ja.

Ai ka thënë se kompania serbe është afruar tek zyrat e Doganës vetëm për të kërkuar informacion.

“Sot kanë ardhur përfaqësuesit e një kompanie, palës serbe, kanë pyetur në Jarinje se a lejohet, ne ia kemi kumtuar që sipas vendimit të BQK-së, qarkullimi i mjeteve monetare duhet me u bo prej kompanive të autorizuara nga BQK-ja. Kanë kërkuar vetëm informacione. Ne i treguar që kompania duhet me qenë e licencuar dhe e autorizuar nga BQK”, ka thënë Stavileci për Express.

Në mediat lokale në gjuhën serbe sot ka pasur raportime se kinse një kamion me dinarë është ndaluar që të futet brenda territorit të Kosovës. Dinarët sipas Kosovo Online ishin të Bankës së Serbisë që po transportoheshin nga Kragujevci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?