Xhaferi: Lajmi për atentat ndaj Kurtit s’ka të bëjë me realitetin, për të ardhur keq që u dha nga RTK

Xhaferi: Lajmi për atentat ndaj Kurtit s’ka të bëjë me realitetin, për të ardhur keq që u dha nga RTK

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, ka thënë se sipas informacioneve që ka e që janë të konfirmuara, lajmi që ka dalë kinse për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti s’ka të bëjë me realitetin. “Çështja e informacionit është kompetencë e institucioneve përkatëse shteterorë që merren me sigurinë […]

“Çështja e informacionit është kompetencë e institucioneve përkatëse shteterorë që merren me sigurinë shtetërore përfshirë edhe sigurisë së bartëseve funksioneve më të larta në shtetet përkatëse. Çështja ishte për të ardhur keq sepse përmes mediumit publik shtetëror jepet informacion gjoja për përgatitje, inskenim të një atentati të mundshëm. Sipas të dhënave që kam, që janë të verifikuara,  s’ka të bëjë me realitetin.

Derisa ka qenë në rrjedhë Këshilli i Sigurimit të OKB, në rrjete sociale, që gati se për çdo ditë ndodhin, individë të caktuar kanë postime të asaj natyre të kanosjes. Edhe në faqen time kam porosi të tilla. Ato janë çështje që merren institucionet përkatëse”, ka thënë Xhaferi.

Ai tutje ka treguar se ka pasur komunikim paraprak përgatitor në mes të agjencive të inteligjencës së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, si rregull i parapërgatitjes sa herë që ka vizita të nivelit të lartë shtetëror.

“Informacionet e mia flasin se ka pasë korrespodencë në mes të AKI-së dhe Shërbimeve përkatëse në Maqedoni të Veriut. Ka pasur komunikim përgatitor, që është protokoll i funksionimit të institucioneve përkatëse për përgatitje të paralajmëruar se kryeministri do të qëndrojë për event të organizuar në Shkup dhe sipas rregullave merren të gjithat masat”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka thënë se çështja në fjalë më shumë i ka bërë dëm Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës sa i përket besueshmërisë në shkëmbim të informatave dhe komunikim në të ardhmen.

“Që nga përgatitje, shërbimet kanë bërë komunikim për marrjen e masave të duhura. Dhe unë kam thënë edhe në paraqitje paraprake, kjo çështje më shumë dëm i ka shkaktuar AKI-së për besueshmërinë e shkëmbimit të informatave dhe komunikimit në të ardhmen”, ka thënë Xhaferi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?