VV kërkon shkarkimin e kryetarit të Komisionit të Pavarur për Media: Periskopi sqaron pse

VV kërkon shkarkimin e kryetarit të Komisionit të Pavarur për Media: Periskopi sqaron pse

Një mesazh që ishte transmetuar në kanalin sportiv ‘Arena Sport’, ka bërë që deputetët e Vetëvendosjes në Komisionin e mediave, të kërkojnë shkarkimin e kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave. Mesazhi që ishte transmetuar në këto kanale, kishte përmbajtje kërcënuese dhe mbështetëse për sulmin terrorist më 24 shtator në Republikën e Kosovës. KPM kishte […]

Një mesazh që ishte transmetuar në kanalin sportiv ‘Arena Sport’, ka bërë që deputetët e Vetëvendosjes në Komisionin e mediave, të kërkojnë shkarkimin e kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Mesazhi që ishte transmetuar në këto kanale, kishte përmbajtje kërcënuese dhe mbështetëse për sulmin terrorist më 24 shtator në Republikën e Kosovës.

KPM kishte vepruar një ditë më pas. Por, në shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Mediave, shfuqizoi këtë vendim dhe kjo është arsyeja që Vetëvendosja po kërkon shkarkimin e drejtuesve të KPM-së.

“Çka ndodhi me vendimin që e bëtë në këtë formë. Cka ka ndodhë në këtë aspekt?”, pyeti deputeti i Vetëvendosjes, Njazi Isaku.

“Do të kërkoj shkarkimin tuaj, që sot”, tha ai, shkruan Periskopi.

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, në fjalën e tij ka dhënë arsyet për këtë vendim.

Sa i përket shfuqizimit të vendimit tonë për pezullimin e kanalave të Arena Sport, është se jemi bazuar në fakte që kanë pushuar rrethanat për të cilat na kanë determinuar marrjen e vendimit të tillë.

E dyta, kemi marrë garancion nga kanalet e tilla se mesazhe të tilla nuk do të përsëriten kurrë dhe kemi pasë parasysh interesin qytetar për të pasur qasje në ngjarje dhe evente sportive që ofron ky medium, pra këto kanale.

Më 3 nëntor të vitit të kaluar kemi marrë vendim për pezullim të tri kanalave sportive të Arena Sport, për shkak se kanë pasur përmbajtje në kundërshtim me rregullat e KPM-së. Kemi ndërmarrë menjëherë veprim që kemi kërkuar menjëherë sqarim nga operatorët që janë pesë për korrektësi: Artmotion, Ipko, Kujtesa, Telkos dhe MTS që kanë pasur kanalet e transmetimit të Arena Sport.

Vendimi është marrë menjëhrë dhe është respektuar menjëherë dhe ka qenë në fuqi deri në rekomandimin nga Zyra ekzekutive se kemi pasur në vazhdimësi kërkesa për një rishqyrtim të vendimit tonë, meqë kanë pushuar rrethanat për vendimin tonë dhe kemi kërkesa nga qytetarët që t’ua lëshojmë kanalet duke qenë që nuk kishin sport.

Vendim-marrja jonë bazohet në tri kushte: kërkim falja për atë që është transmetuar, ai spot televiziv është ndaluar nga ne, ju nuk mund ta ndaloni, nuk ka qenë në transmetim as 24 orë se menjëherë kemi intervenuar, ka ndodhë kërkim falje, është ofruar garanci se nuk ndodhë më dhe kanë dhënë siguri që do të respektohen rregulloret e KPM-së.

Është kusht që ripërsëritja e një mesazhi politik në një kanal sportiv, do të rezultojë me një mbyllje të përhershme. Ne e bëjmë vetë këtë punë”, tha Mehmeti, përcjell Periskopi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Njazi Isaku, ka kundërshtuar Mehmetin në këtë formë:

Nuk besoj që ka qytetar në Kosovë që shkruan ‘aman kthenaj ato kanale’. Nuk besoj bre. Po thua monpoli, po e lidh prej Shqipërisë a pse janë prej Serbisë na transmetohen në Kosovë edhe thu monopole ç’monopole.

Në momentin që e kenë marrë atë veprim, s’di sa e keni përcjell në popull reagimin që ka qenë. Tanë kohën i imponohet Kosovën. Duhet me pa pak ma ndryshe, çka jemi tuj servu popullit, se populli nuk e di kush është KPM.

Shihni bre pak ma mirë, qytetarët e këtij vendi, duhet me mbrojtë këtë vend, me mbrojtë fort”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.

Opozita në Komision nuk e dintë pse është thirrjë kjo mbledhje e jashtëzakonshme

Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë mbledhje, duke thënë se ‘nuk janë të informuar lidhur me përmbajtjen e mbledhjes’.

“Ne nuk kemi informata e ne nuk kemi. Në bazë të rendit, është thirrë për raportim për Komisionin e Pavarur për Media. Kërkesa ime është që ky takim të shtyhet për javën tjetër. Ne nuk jemi informuar për kohën e raportimit dhe nuk kemi ndonjë raport të shkruar nga KPM që duhet me diskutu.

Është e paqartë për mu edhe dikush ka pa andërr mbramë edhe me thanë thirre ni Komision se po e majmë ni takim”, tha nënkryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Isak Shabani.

Por deputetja Tinka Kurti e Vetëvendosjes, tha se Komisioni ‘nuk merret me ëndrrat e askujt’.

“Urgjencat janë të përcaktume nga rregullorja e Kuvendit. Nuk është asgjë e jashtëzakonshme më herët se së është paraparë. Nënshrkimet i kanë vënë katër deputetë. Nuk e di çfarë ëndrra sheh deputeti Isak Shabani as në cilin krah cohet dhe nuk i intereson askujt në këtë sallë, por katër nënshkrimet e deputetëve nuk krahason me ëndrrat e askujt”, tha ajo, përcjell Periskopi.

Shtyrjen e kësaj mbledhje, e ka kërkuar edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu.

“Cila është arsyeja e kësaj urgjence sepse po më duket që është thirrë me urgjencë dhe sikur po i vjen era diçka në bazë të asaj që po shihet. Si anëtar i këtij Komisioni, përvec njoftimit që do mbahet mbledhja kaq kaq dhe do të jetë në raport KPM, nuk kam kurrfarë materiali tjetër. Kisha kërku njësoj si kolegu im që takimi të shtyhet”, tha ai.

Edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk janë të informuar për çka është thirrur mbledhja.

“Me diskutimin në takimin e fundit, patëm një dakordim që na me u mbledhë për një plan veprimi qysh me e bo Ligjin e KPM ma të mirin, ma të duhurin, duke përfshi edhe komentet që diskutumë ne si deputetë por edhe qëndrimin e Zyrës së Kryeministrit.

Tani ne kemi thirrë anëtarët e KPM-së për një raportim të shpejtë ku ne nuk kemi material. Është e vërtet që është respektu rregullorja e punës, është në vijë me thirrjen e një takimi, por ju lutem, kur diskutojmë duhet me pasë material për cka kemi me diskutu.

Me na thirrë në këtë formë, nuk po e shoh të mirë, po e shoh shkurt shqip dhe troç si presion ndaj qityne njerëzve”, tha ai./Periskopi

‘Nuk na intereson çka ke pa ëndërr, as në cilin krah je çu’: Hallakamë në Komisionin ku është thirrë urgjentisht KPM-ja

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?