Vullnetarisht: E vërteta e ‘Bankës Komerciale’ serbe që shpërfaqi Bajrami, nxit seri reagimesh të zëdhënësit të VV-së

Vullnetarisht: E vërteta e ‘Bankës Komerciale’ serbe që shpërfaqi Bajrami, nxit seri reagimesh të zëdhënësit të VV-së

Banka Qendrore e Kosovës, dje njoftoi se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë. BQK-ja ka thënë se ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar. “Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së […]

Banka Qendrore e Kosovës, dje njoftoi se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë.

BQK-ja ka thënë se ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar.

“Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024. Komercijalna Banka AD Beograd Dega në Mitrovicë ishte licencuar nga BQK për operim në vitin 2007 dhe ka operuar me Degën në Mitrovicë dhe tetë nën-degë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore.

Duke qenë që partia në pushtet, nisi ta shpërndajë këtë informacion si një fitore politike, deputetja e LDK-së, znj.Hykmete Bajrami, reagoi duke shkruar kështu:

“Për informimin e të gjithëve,

Mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka ble ‘NLB Slovenia’, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa.

Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likuidimit vullnetar.

Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!”

Lidhur me këtë reagim të Bajramit, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka filluar një seri kundër-reagimesh, mes të cilëve, njëri thotë kështu:

“Kështu dukej një komunikatë e BQK-së në kohën e Qeverisë Mustafa në kabinetin e së cilës qeveri ishte edhe Hykmete Bajrami si ministre.

“Ndërsa në veri të Mitrovicës, ndërmarrja e veprimeve ka qenë e pamundur për shkak të rezistencës dhe pengimit që i është bërë personave zyrtarë, nga ana e stafit të “Jugobankës” dhe turma e grumbulluar e njerëzve”, thuhej ndër të tjera me 2015.

Për dallimin e qartë 2015 vs 2024 shihni dy fotografitë më poshtë” 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?